'Gylenisti' i dyshuar kërkesë nga burgu: Mos më deportoni në Turqi, nuk dua fatin e Harun Celik

6 Mars 2020, 17:28| Përditesimi: 6 Mars 2020, 17:39

  • Share

U dënua me një vit burg dhe është në prag të lirimit pasi ka kryer dënimin dhe kërkon pafajësinë në apel, turku Selami Simsek bën apel për të mos u deportuar në Turqi. Report Tv ka siguruar kërkesën e Simsek, i cili nëpërmjet avokatit të tij kërkon të mos deportohet largohet apo merret ndonjë masë ndaj tij deri në përfundim të çështjes në apel.

Sipas kësaj kërkesë Simsek prej Janar 2020 ka paraqitur një kërkesë për azil pasi sipas tij ai përndiqet nga shteti turk dhe i rrezikohet jeta. Më 27 Janar 2020 Simsek u dënua nga shkalla e parë penale e Gjykatës Tiranë ndërsa më 24 shkurt ky dënim është ankimuar duke kërkuar pafajësi.

Selami Simsek është arrestuar më 8 korrik 2019 teksa nëpërmjet aeroportit të Rinasit ai tentonte të largohej jashtë vendit me destinacion Kanadanë.

Atij ju sekuestrua pasaporta false e cila e çoi në pranga, ndërsa të njëjtin fat pasi dhe shoku i tij Harun Celik i cili u deportua me një procedurë ende me shumë pikëpyetje.

Avokati i Selami Simsek mbyll këtë letër duke paralajmëruar se me përfundimin e paraburgimit dhe dënimit në rast të depërtimit apo largimit të klientit të tij drejt Turqisë pa u shprehur gjykata e apelit, ai do të kallëzoj penalisht zyrtarët që do e marrin këtë akt për shpërdorim detyre.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?