Kronikë

Gushti shënoi fluksin më të lartë të udhëtarëve në Portin e Vlorës, 26 mijë qytetarë udhëtuan drejt Brindisit dhe Barit

1 Shtator 2021, 20:13| Përditesimi: 1 Shtator 2021, 20:19

  • Share

Me mijëra emigrantë shqiptarë u larguan drejt Italisë në 10-ditëshin e fundit të Gushtit.  Ky sezon veror shënoi dhe fluksin më të lartë të udhëtareve në portin e Vlorës.

"Jemi në fund të sezonit nga data 20 ka filluar largimi i bashkëatdhetarëve drejt Italisë, sivjet me ndryshimin e dekretit nga qeveria italiane ne jemi afruar shifrave të 2019, 28 mijë, sivjet 26 mijë pasagjerë. Lëvizja nëpërmjet portit të Vlorës vetëm me Italinë janë bashkëatdhetarët që vijnë por ka pasur edhe të huaj që ndjekin rrugën e Vlorës si tranzit".- tha Festim Skëndaj.

Numri i madh i emigrantëve dhe turistëve që erdhën gjatë verës në qytetin bregdetar ka ndikuar në rritjen ekonomike. Gjatë gushtit në portin detar të Vlorës kanë funksionuar 3 tragete. Krahas linjës Vlorë-Brindisi, u vendos dhe ajo me Barin, ku tragetet niseshin çdo ditë, por kjo sërish nuk i shmangu radhët e gjata. Siç shihet në pamje, të shumtë janë udhëtarët që kanë pritur me orë të tëra në terminal për shkak të fluksit dhe vonesave të shkaktuara nga linjat e trageteve.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?