Gurabije të shkrifëta me gjalpë nga zonja Albana

15 Dhjetor 2023, 11:20| Përditesimi: 15 Dhjetor 2023, 11:22

  • Share

Gurabije të shkrifëta me gjalpë

Përbërësit:

  • 200 gr miell
  • 60 gr niseshte
  • 1 majë luge kripë
  • 220 gr gjalpë
  • 30 gr sheqer pluhur
  • 1 bustinë vanilje
  • Sheqer pluhur për pudrosje

Përgatitja:

Rrahim gjalpin me ndihmën e një mikseri elektrik derisa të formohet një masë kremoze e butë, shtojmë sheqerin pluhur, vaniljen dhe vazhdojmë rrahjen derisa e gjithë masa të rrisë volumin e saj. Shtojmë më pas miellin e trazuar me niseshten dhe pak kripë. E mbështjellim brumin e biskotave me një letër celefoni dhe e vendosim në frigorifer për rreth 1-2 orë. Pasi brumi është forcuar pak e punojmë mirë me duar dhe realizojmë sfera të vogla sa një kokërr arre, të cilat i vendosim pak në distancë nga njëra tjetra në një tavë të shtruar me letër furre. I vendosim gurabijet të piqen në furrë të parangrohur në temperaturën 180°C për 10-15 minuta. I heqim nga furra dhe i lëmë të ftohen në temperaturë ambjenti për rreth 5 minuta, më pas i pudrosim me sheqer pluhur dhe i lëmë të ftohen plotësisht përpara se t’i shërbejmë.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?