Gurabije me aromë portokalli nga zonja Albana

6 Mars, 11:38| Përditesimi: 6 Mars, 11:40

  • Share

Gurabije me aromë portokalli

Përbërësit:

  • 100 gr miell misri
  • 250 gr miell gruri
  • 2 kokrra vezë
  • 70 gr sheqer pluhur
  • 100 gr gjalpë i shkrirë
  • 120 gr kos
  • 1 lëkurë portokalli (të madh)
  • 1 lugë çaji pluhur pjekës
  • ½ lugë çaji kanellë
  • 1 majë luge kripë
  • 10 gr sheqer kaf

Përgatitja:

Rrahim në një tas vezët me sheqerin pluhur. Shtojmë më pas gjalpin e shkrirë, kosin, vaniljen, lëkurën e portokallit dhe pak kripë dhe vazhdojmë trazimin. Më pas shtojmë miellin e misrit, miellin e grurit, pluhurin pjekës dhe pak kanellë. I përziejmë mirë të gjithë përbërësit në tas derisa të kemi një brumë të lidhur që nuk derdhet. Me një lugë akulloreje vendosim brumin me forma në një tepsi. Hedhim pak sheqer kaf sipër çdo gurabije dhe i vendosim në pjekje në 200 gradë për 15-20 minuta. 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?