Pep Guardiola

Guardiola 'karikon' skuadrën para derbit me United: Përgatitemi për tre pikët e rradhës

1 Mars, 21:23| Përditesimi: 1 Mars, 21:26

  • Share

Trajneri Pep Guardiola ka folur në konferencën për shtyp në prag të sfidës derbi që skuadra e tij Manchester City do të zhvillojë ndaj United ditën e diel në orën 16:30. Spanjolli si gjithmonë pret më të mirën nga të besuarit e tij dhe shton se lojtarët janë rikuperuar pas një axhende të ngjeshur me ndeshje në kampionat, kupë dhe Champions League.

“Jemi rikuperuar mirë. Problemi është se me ndeshjet jashtë shtëpisë, nga e shtuna në të martë ka më pak kohë për rikuperim. Lojtarët ishin të jashtëzakonshëm kundër Lutonit. Dy ditë pushim, pastaj nuk u pamë për dy ditë për t’u përgatitur për ndeshjen ndaj United. Unë pres gjithmonë më të mirën”, tha Guardiola.

Më tej tekniku vlerësoi kundërshtarin për ecurinë në ndeshjet e fundit.

“Kur luajnë mirë, fitojnë ndeshje. Prej një aksioni të vetëm krijojnë diçka të veçantë. Në lojën në grup, në tranzicionin në fushë dhe sulme të hapura ata mund të shënojnë gola. Në vitin 2024 kanë humbur vetëm një ndeshje. Kanë konsistencë, veçanërisht këtë vit. Ne do ta përgatisim ndeshjen taktikisht për të marrë 3 pikët dhe të vijojmë të jemi lart”, shtoi Guardiola.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?