Drejtuesit e Milanit

Guardia di Finanza bastisi zyrat, reagon Milan: Kompania është palë e tretë

12 Mars, 18:33| Përditesimi: 12 Mars, 18:34

  • Share


Për bastisjen e klubit të Milanit sot nga Guardia di Finanza ka reaguar edhe klubi kuqezi që përpiqet të saktësojë se hetimi nuk është për klubin por për ish-CEO dhe CEO aktual.

"Përsa i përket kontrollit që u bë sot në selinë e saj, kompania AC Milan është palë e tretë dhe nuk ka lidhje me procedurat në vazhdim në lidhje me blerjen e klubit, të përfunduar në gusht 2022.

Hetimi, i cili përfshin edhe përfaqësuesit ligjorë me fuqi nënshkruese, Giorgio Furlani dhe Ivan Gazidis, CEO aktual dhe CEO i mëparshëm i klubit, hipotezon komunikime jo te sakta dhe të vërteta te autoritetet mbikëqyrëse kompetente. Klubi po bashkëpunon plotësisht me autoritetin hetues", përpiqet të saktësojë Milan.


Lajmi kryesor:

Zbulohet mashtrimi me pronësinë, Guardia di Finanza kontroll në selinë e Milanit! Klubi: Nën hetim Gazidis dhe Furlani


S.DH/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?