Guackat dhe aluvionet ‘pushtojnë’ bregdetin e Divjakës, Eksploruesi Hila: Fenomen i rrallë, ndodh 1 herë në 10 vite

15 Shkurt 2022, 16:15| Përditesimi: 15 Shkurt 2022, 16:25

  • Share

Një fenomen i tillë mund të ndodhë një herë në më shumë se 10 vite. Në një reliev prej 8 km gjatësi vijë bregdetare, ditët e fundit plazhi i Divjakës është pushtuar nga miliona gjallesa të ndryshme, mes tyre guacka krustacesh dhe aluvione

Eksplorues dhe vëzhgues prej vitesh i bregdetit të Divjakës, Altin Hila e shpjegon si një fenomen të rrallë, pasi në ditët normale numri i prurjeve të detit arrin vetëm në 500-600 të tilla.

“Nga eksperienca ime guackat i kam gjetur në një territor të kufizuar rreth 100 apo 200 m, ndërsa në këtë rast i gjithë bregdeti i Divjakës që nga qendra deri në grykëlidhjen e Lagunës së madhe me detin vëren praninë e guackave në një rendiment të jashtëzakonshëm. Për mua është një kuriozitet i jashtëzakonshëm”, u shpreh Hila.

Për Hilën tërheqja e detit vit pas viti si dhe ndryshimet natyrore të klimës janë një mundësi për shpjegimin e asaj çfarë ka ndodhur.

“Është fenomen i çuditshëm pasi moti këto ditë nuk ka qenë me fenomene klimatike, si stuira të fuqishme, as me dalje lumenjsh që ndikojnë në daljen e guackave ose produkteve të deti dhe deti këtë herë pa 10 vitesh ka bërë këtë”, tha eksploruesi

Numri i madh dhe dhe përmasat tej normales të guackave dhe krustaceve kanë tërhequr vëmendjen e biologëve dhe studiuesve të ndryshëm të cilët po grumbullojnë materiale studimore për këtë fenomen jo të zakonshëm

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Aldo: 15/02/2022 17:02

    Ky usta Hila nuk eshte ekspert kshtuqe per ca merret per baze ajo qe ky thote!! Fenomen i cuditshem?? O idjot, nqs do hulumtosh pak rreth ktyre fenomeneve ne brigjet e Italise apo Kroacise do kuptosh qe kane sistem mbrojtje te bregdetit, infrastrukture mbiujore qe NE SE KEMI. Jane barriera gurore ne distance qr mbrojne bregun nga erosioni, nga baticat/sbaticat dhe nga akumulimi i mbeturinave ujore. Perpara se te flasesh informohu tpakten qe mos te lesh nam duke na folur per fenomene te cuditshme

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?