Grushti i Hekurt/ E premtja nata e boksit në Shqipëri, medalisti Beqiri përballë kampionit moldav: Pres mbështetjen e zjarrtë të publikut (VIDEO)

14 Mars 2023, 12:21| Përditesimi: 14 Mars 2023, 12:38

  • Share

Të premten më 17 mars boksierët shqiptarë të boksit profesionist do kenë përballje spektakolare ndaj kundërshtarëve respektive në evenimentin e quajtur ‘Grushti i Hekurt’ që organizohet në kompleksin olimpik ‘Feti Borova’. Medalisti shqiptar në boksin Olimpik, i renditur i treti në botë Alban Beqiri, do përballet me kampionin e Moldavisë Vasile Negara. Ky i fundit ka 6 ndeshje në boksin profesionist, 3 fitore dhe 3 humbje kundrejt 6 fitoreve në 6 ndeshje të 28-vjeçarit Alban Beqiri, i cili për peshat e mesme renditet i 453 në botë.

“Të gjitha i kam fitore, asnjë humbje asnjë barazim. Shpresoj që të mbaj këtë ritëm dhe do mundohem të bëj më të mirën sepse dua të ngjitem sa më lart në renditjen e boksit botëror. Kundërshtari është i fortë, më i miri i Moldavisë. Mban vendin e parë si në boksin olimpik ashtu edhe në atë profesionist. E kam studiuar, jam përgatitur dhe më të mirën do jap si unë si ai. Shpresoj t’ia dal. Të fitojë më i miri. Ky është sport, por unë do të bëj më të mirën,”-u shpreh Alban Beqiri, boksier.

Publikun pritet ta mbajë të mbërthyer me emocione edhe përballja e boksierit tjetër shqiptar Alban Bermeta, i cili sfidon letonezin Eduards Vaisa.

“Duke e ditur që është një ndeshje e fortë jemi përgatitur mirë. Jam në formë dhe shpresoj që çdo gjë të shkojë siç duhet. E kam studiuar kundërshtarin. Është i mirë, ka shumë eskperiencë, por të lejon të bësh boks. Është një ndeshje e pasur,”-tha Alban Bermeta, boksier.

Pas disa vitesh përballje kaq të rëndësishme të boksit profesionist do zhvillohen në kryeqytet, publiku i të cilit do ketë mundësinë të shijojë 8 ndeshje.

“Tani që do organizohet në Tiranë do ketë mbështetje më të fortë. Jam i sigurtë për këtë. Uroj që të ti bëj krenar ashtu siç pret të më bëjnë dhe ata mua,”-u shpreh Alban Beqiri, boksier.

“Gjithmonë këtu në Tiranë e kami patur publikun shumë të zjarrtë. Kanë qenë një mbështetje shumë e madhe për sportistët,”-deklaroi Alban Bermeta, boksier.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Populli: 14/03/2023 12:44

    Alban Beqiri me 6 ndeshje te bera dhe 6 te fituara eshte i 3 apo i 453 ne renditjen boterore?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?