Conor McGregor duke goditur maskotën

Grushti i gabuar, Conor McGregor bën për spital maskotën (VIDEO)

12 Qershor 2023, 16:20
  • Share

Conor McGregor ka humbur kontrollin dhe ka bërë për spital maskotën në ndeshjen e NBA mes Miami Heat dhe Denver Nuggets në Florida. Ish-kampioni i UFC u fut në parket në pushimin e duelit, teksa ishte inskenuar një përballje "show" mes tij dhe maskotës.

Deri këtu gjithçka ishte në rregull, ndërsa kampioni irlandez plasi në tokë maskotën. Për ta dërguar në spital dhe vendosur në panik organizatorët, McGregor goditi me grusht personin pas veshjes.

Sipas The Athletic, personi që ishte si maskotë u dërgua në urgjencën e Pallatit të Sportit, ku iu dhanë ilaçe kundër dhimbjes. I paidentifikuar nga mediet, ai u dërgua në banesë dhe është mirë.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?