VIDEO/ Grusht arbitrit nga presidenti i klubit, ndërpritet pa afat Superliga e Turqisë

12 Dhjetor 2023, 10:18| Përditesimi: 12 Dhjetor 2023, 10:30

  • Share

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Turqi ku presidenti i klubit të Ankaraguçu, Faruk Koça, ka goditur me grusht arbitrin e ndeshjes kundër Rizespor.

Më herët gjyqtari kishte ndëshkuar me të kuq Ali Soue, ish-sulmuesin e Skënderbeut që lunte për Ankaraguçu, ndërsa ajo që nxehu më shumë situatën ishte në minutën e 97 kur miqtë e Rizespor barazuan rezultatin.

Në ato momente trajneri Emre foli për pak çaste me presidentin, ndërsa ky i fundit nxitoi për të goditur me grusht arbitrin e FIFA-s Umut Meler. Pasi ra në tokë, disa të tjerë që gjendeshin aty afër, e goditën arbitrin edhe me shqelma në kokë, duke shkaktuar një skandal të madh në elitën e futbollit turk.


Lajmi kryesor:

Grusht arbitrit, arrestohet presidenti i klubit turk! Reagon edhe Erdogan, përjashton nga partia përgjegjësin e dhunës


Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?