Gruri stok prej një viti, fermerët të shqetësuar! Deputetja e PS në Report Tv: Duhet zgjidhje! Eksperti: Të përfshihet më shumë teknologjia! Bujku: S’kam as fitim as shitje

18 Korrik 2023, 15:04| Përditesimi: 18 Korrik 2023, 15:33

  • Share

Prodhimi vendas ka pësuar një goditje të madhe që prej luftës në Ukrainë, kësisoj prej gati një viti e gjysmë ende kryefjalë në debatet e aktualitetit është malli stok i fermerëve dhe rënia e sektorit të bujqësisë. Në Report Tv gazetarja Besmira Palushaj intervistoi deputeten socialiste Pranvera Resulaj dhe ekspertin e Ekonomisë.

Për deputeten socialisti Resulaj do duhet që Bujqësia të marrë një orientim të drejtë.

“Është e vërtete që ka stok e mbiprodhim. Por problemi më shqetësues është ulja e çmimeve. Dhe tashmë nga 50.55 lekë ka shkuar 25. Dhe kjo e bën që mos të ketë treg për grurin. Subvencionimi i ministrisë së Bujqësisë që i ka bërë vitin e kaluar, ka nxitur dhe ka 4 mijë fermerë që kanë përfituar nga ky stimul. Është momenti që Bujqësia të marrë një orientim të drejtë. ”- tha Resuli

Për ekspertin e Bujqësisë Ilir Plaku, do duhet që Ministria e Bujqësisë të marrë hapa edhe më konkretë për të mbështetur fermerët. Sepse pavarësisht ndihmës me anë të subvencionimit, sërish kjo degë e ekonomisë vendase siç është bujqësia është më komplekse dhe do monitorim të vazhduar. E për këtë, ai sugjeroi Këshillin Studimor si dhe paketat teknologjike.

Por kjo është një pjesë e zinxhirit sepse nëse ti nuk bën një hallkë tjetër mirë të humb ajo që ke bërë, që është Këshilli Studimor.  Pse vjen kjo? Janë rekomandime që ne i japim këtu në studio. Vendosni target të caktuar. Nëse t’i i thua fermerit që ti mund të mbjellësh grurë dhene do të mbështesim duhjet tedhe t’i bashkëngjisni një paketë teknologjike.”- tha eksperti.

 Në Studio edhe fermeri Fatmir Latufi pati mundësi të fliste për problematikat që po përballet si prodhues i grurit. Ai u shpreh se këtë vit edhe pse ka prodhuar vetëm 1 hektarë grurë, nuk ka fitim ndërsa shton se shumë fermerë të tjerë përfshirë dhe të kanë mall stok që prej vitit të kaluar pa shitur.

“Unë sivjet kam mbjellë 1 hektarë dhe më ka shkuar 85000 lekë. Edhe me çmimin 26000 nuk nxjerr dot shpenzimet e mia. Kemi grurë pa shitur që vjet. As s’di se ku ta çojmë.”- tha fermeri.

Problemi me goditjen e sektorit të Bujqësisë, ka qenë gjithnjë një çështje komplekse pasi konkurrenca me vendet e zhvilluara dhe teknologjinë janë rritur me hapa galopantë, duke shkaktuar një tkurrje të prodhimit vendas. Por, shqetësimi nga nivel makro, kaloi në mikro pas luftës në Ukrainë, ku goditja më e madhe ishte tek gruri. Prej muajsh fermerët përfitojnë subvencione nga Ministria e Bujqësisë për t’i mbështetur, por bujqit vijojnë ende të kenë shqetësime.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 18/07/2023 22:42

    /GEORGE/,ke ngateruar adrese,Ramen e kemi minister te rrugeve,urave dhe turizmit,nganjehere ben dhe rolin e drejtorit te komunales.Nuk e ke pare se per cfare mburret neper video e foto? Vetem per rruget,tunelet,ndonje park e shesh dhe per zonat turistike qe u behen reklame nga mediat e huaja.

    Përgjigju
  • George: 18/07/2023 16:50

    Nje zgjidhje praktike do te ishte nese i mbushet mendja Ed Rames te ngreje Ministrine e Perpunimit dhe Konservimit te Produkteve Bujqesore e Blegtorale ne vend te Ministrise se "Rinise".

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?