Gruri i Myzeqesë, kultivuesit: Prodhimi i mbarë, por jo çmimi! Grumbulluesit dhe fabrikat e miellit kërkojnë ta blejnë me 3 mijë lekë kuintalin

19 Qershor 2023, 16:52| Përditesimi: 19 Qershor 2023, 17:05

  • Share

Përmirësimi i motit ka rikthyer korrjen e grurit në fushat e Myzeqesë. Fermeret e Grabjanit ne Bashkine e Divjakës këtë vit bujqësor kanë shtuar sipërfaqet e mbjella me këtë kulturë. Shqetësimi kryesor është çmimi i ulët. Aktualisht gruri në Grabjan shitet me 3 mijë lek për kuintal. Kultivuesit thanë se në mungesë të magazinave janë të detyruar ta shesin lirë tek grumbulluesit dhe fabrikat e miellit.

“Kemi problem për magazinimin, s’kemi ku e çojmë grurin, por ta shesim me këtë çmim ne nuk nxjerrim as shpenzimet. Ne duam ta shesim me 50 mijë lek kuintalin që të nxjerrim fitime. Shteti duhet të ndërhyjë është skema e TVSH që shteti mund ta rregullojë me grumbulluesit. Kemi bërë shpenzime të mëdha, që nga fara, plehrat, plugimi, frezimi dhe tani korrja. Të paktën ta shesim me 50 mijë për kuintal”, thanë fermeret.

Në këtë zonë në zemër të fushës së Myzeqese janë mbjellë rreth 609 hektarë me grurë. Sipas fermerëve prodhimi këtë vit është i mbarë, me një mesatare nga 40 deri ne 45 kuintale për hektarë. Në total, prodhimi i pritshëm këtë sezon në fushat e Myqezesë është rreth 2700 tonë grurë.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?