Grupi për ndryshimin e sistemit zgjedhor letër ambasadores së SHBA-së: Vlerësojmë propozimin tuaj për lista të hapura

20 Maj 2020, 21:14| Përditesimi: 20 Maj 2020, 21:20

  • Share

TIRANE-Grupi Nismëtar për Referendumin e Ndryshimit të Sistemit Zgjedhor i ka çuar ambasadores së SHBA-së Yuri Kim një letër ku e falenderon për nxitjen që i sipas tyre i ka bërë klasës politike për trajtimin e cështjes.

Gjithashtu grupi nismëtar thotë se propozimi që u bëri përgjegjësve për Reformën Zgjedhore për të gjetur konsensusin, për votime me lista të hapura është i njëjtë me aspiratat e shoqërisë tonë për t'u zhvilluar si shoqëri demokratike

"Shumë e nderuar Zonja Ambasadore Yuri Kim! Ne, përfaqësues të Grupit të Qytetarëve, Nismëtarë të zhvillimit të një Referendumi të Përgjithshëm për Ndryshim e Sistemit Zgjedhor, Ju shprehim mirënjohjen dhe falenderimin tonë për nxitjen që i keni bërë klasës politike për trajtimin e këtyre çështjeve.

Si dhe Ju, ne vlerësojmë se demokracia përfaqësuese nuk mund të jetë funksionale nëse qytetarët nuk kanë mundësi të zgjedhin me votën e tyre ata që do i përfaqësojnë në Parlament dhe Këshilla Bashkiake.

Propozimi që Ju i bëni përgjegjësve për Reformën Zgjedhore për të gjetur konsensusin, për votime me lista të hapura është i njëjtë me aspiratat e shoqërisë tonë për tu zhvilluar si shoqëri demokratike.

Ju sigurojmë se ne, nuk do rreshtim së përpjekuri për të bërë të mundur Ndryshimin e Sistemit Zgjedhor, ndryshim të cilin e konsiderojmë jetik për Demokracinë e Shqipërisë.

Me respekt,

Përfaqësuesit e Grupit Nismëtar.

Kristaq Kume

Brizida Gjikondi" shkruan grupi nismëtar.

Komento

Komente

  • zana: 21/05/2020 00:34

    SISTEMIN ME LISTA DUAM NEVE POPULLI SHQIPTAR,,,ZNJ, YURI KIM AMBASADORE E AMERIKES....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?