Zheni Gjergji

Grupi Parlamentar i PD propozon deputeten Zheni Gjergji si Kryetare e Komisionit të Shëndetësisë

22 Qershor 2023, 13:35| Përditesimi: 22 Qershor 2023, 14:01

  • Share

Në mbledhjen e të hënës të Grupit Parlamentar të PD, deputetët demokratë kanë diskutuar mbi vakancën disa mujore të pozicionit të Kryetarit të Komisionit të Shëndetësisë që i takon opozitës.

Burime për gazetaren e Report Tv Danjela Maloku, nga mbledhja bëjnë me dije se Kryetari i Grupit Gazment Bardhi ka informuar deputetët se do të propozojë deputeten Orjola Pampuri për këtë pozicion, por ky propozim ka hasur kundërshtinë e deputetëve.

Ato kanë propozuar deputeten Zheni Gjergji, e cila është miratuar me shumicën e votave të ligjvënësve demokratë.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?