Romina Kuko dhe Ilir Beqaj

Grupi negociator Shqipëri- BE, largohet Romina Kuko, në vend të saj emërohet, Ilir Beqaj

26 Tetor 2023, 21:25| Përditesimi: 26 Tetor 2023, 23:07

  • Share

Romina Kuko, zëvendësministre e Brendshëme, nuk do të jetë më pjesë e përbërjes së grupit negociator për negociatat e aderimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Ajo do të zëvendësohet në këtë funksion nga Ilir Beqaj, aktualisht drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës.

VENDIMI I BOTUAR NË FLETOREN ZYRTARE

PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR. 422, DATË 6.5.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRBËRJEN, RREGULLAT E FUNKSIONIMIT DHE TRAJTIMIN FINANCIAR TË GRUPIT NEGOCIATOR DHE DETYRAT E KRYENEGOCIATORIT PËR ZHVILLIMIN E NEGOCIATAVE TË ADERIMIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË BASHKIMIN EVROPIAN”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr. 23/2015, “Për shërbimin e jashtëm të

Republikës së Shqipërisë”, dhe të vendimit nr. 749, datë 19.12.2018, të Këshillit të Ministrave,

“Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e strukturës shtetërore, përgjegjëse për zhvillimin e

negociatave dhe lidhjen e traktatit të aderimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin

Evropian”, me propozimin e ministrit të Shtetit dhe Kryenegociator, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Në pikën 1, të kreut I, të vendimit nr .422, datë 6.5.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për

përbërjen, rregullat e funksionimit dhe trajtimin financiar të grupit negociator dhe detyrat e

Kryenegociatorit për zhvillimin e negociatave të aderimit të Republikës së Shqipërisë në

Bashkimin Evropian”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:

a) Fjalët “... - Znj. Romina Kuko, zëvendësministër i Brendshëm...” zëvendësohen me “ ... -

Z. Ilir Beqaj, drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe

Koordinimit të Ndihmës;”;

b) Fjalët “. - Z. Ilir Bejtja, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, negociator

përgjegjës për kapitullin 15 ...”, shfuqizohen;

c) Fjalët “... - Znj. Enkelejda Muçaj, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë,

negociator përgjegjës për kapitujt 14 e 21 dhe bashkënegociator përgjegjës për kapitullin 10 ...”

zëvendësohen me “ ... - Znj. Enkelejda Muçaj, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë,

negociator përgjegjës për kapitujt 14, 15 e 21 dhe bashkënegociator përgjegjës për kapitullin 10.”.

2. Ngarkohen ministri i Shtetit dhe Kryenegociator dhe grupi negociator për zbatimin e këtij

vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Maks: 27/10/2023 07:42

    Po ky beqja thon ata te PD do futet ne burg Rama e con ne europ Smerret vesh fare ca behet

    Përgjigju
  • Iris: 27/10/2023 03:10

    Po ky Beqaj sikur ishte nen hetim nga SPAK-u per konc.e sterilizimit?! Si ka mundesi qe e vune ne grupin e negocimit?!

    Përgjigju
  • Jallaaaaa...: 26/10/2023 21:43

    Gjynof qe iku, se kjo e kishte mir me Soreken.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?