Foto ilustruese

Grupi i trafikantëve të drogës ‘xhironte’ më shumë se 250 milionë euro për 10 muaj, në pranga bosi shqiptar i mafias në Greqi

6 Qershor 2023, 16:40| Përditesimi: 6 Qershor 2023, 16:47

  • Share

Një 52 vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar në Greqi pas një operacioni disa mujor në ndjekje të tij. Shqiptari dyshohet të jetë organizatori i një karteli të madh droge dhe ndaj tij kishte një urdhër arresti evropian si një nga personat që fitonte shuma marramendëse parash nga trafiku i lëndëve narkotike në Holandë.

Për një periudhë 10 mujore, shuma e parave të fituara nga trafiku i drogës arrin deri në 250 milionë euro.

Identiteti i tij nuk bëhet me dije, ndërsa mediat greke shkruajnë se gjatë kontrollit të kryer në banesën e dyshuarit, janë gjetur dhe sekuestruar shuma parash në kartëmonedha nga vende të ndryshme, duke përfshirë euro, dollarë amerikanë, dollarë kanadezë, dollarë australianë, franga zvicerane, lira turke, dirhemë të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Rand i Afrikës së Jugut.

Autoritetet konfiskuan gjithashtu telefona celularë, duke përfshirë një telefon celular të përdorur për biseda të koduara përmes aplikacioneve speciale, një tabletë, një disk dixhital dhe karta SIM.

Ndërkohë prokuroria e Athinës në bashkëpunim me autoritetet holandeze vijon hetimet për detaje të reja pasi dyshohet se 52 vjeçari pastronte paratë e siguruara nga aktiviteti kriminal.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?