Voltana Ademi dhe Bardh Spahia

Zbardhen emrat e Grupit të Rithemelimit për bashkinë e Shkodrës, Bardh Spahia dhe Voltana Ademi mes kandidatëve që do të votohen nga baza të dielën

26 Janar 2022, 09:42| Përditesimi: 26 Janar 2022, 10:03

  • Share

SHKODËR- Grupi i Rithemelimit të PD, në Shkodër, ka depozituar emrat e kandidatëve për primaret në Bashkinë e Shkodrës. Kandidatët potencialë për Bashkinë e Shkodrës kanë plotësuar dokumentacionin e kërkuar dhe formularin tip që është kërkuar nga grupi drejtues i mbështetësve të ish-kryeministri Sali Berisha.

Ashtu siç pritej, dy emrat potencialë në listë janë ish zv/Ministri i Shëndetësisë Bardh Spahia, i cili vjen në këtë garë vjen me stofin e kandidatit më të votuar në zgjedhjet e 25 Prillit, por nuk e mori dot mandatit për shkak se ishte renditur i shtati në listë. Ndërkohë që emri tjetër ashtu siç flitej, është edhe ai i kryetares aktuale të Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi.

Ndërkohë emrat e tjerë janë ato ish kryetarit të Bashkisë Lorenc Luka, ish deputeti Astrit Bushati, N/Kryetarja e PD Shkodër Irena Shestani, N/Kryetari i Bashkisë Shkodër Ardit Qylybyli.

Pas shqyrtimit të emrave, pritet që në datën 30 Janar, për anëtaret e PD të vijnë edhe kandidaturat të cilat do të votohen nga demokratët e Shkodrës për të zgjedhur edhe emrin e kandidatit që do të garojë në zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit në Bashkinë Shkodër.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?