Grupi i Rithemelimit bllokoi sërish seancën plenare, analisti: Duan të hyjnë në pazare me Ramën! S’ka situatë më komode se kjo për qeverinë

25 Janar, 13:46| Përditesimi: 25 Janar, 14:11

  • Share

Analisti Namir Lapardhaja në një lidhje skype për “Sot Live në Shqipëri” me gazetarin Nertil Agalliu foli për seancën plenare të ditës së sotme e cila zgjati rreth 12 minuta pasi për shkak veprimeve penguese të deputetëve të Rithemelimit, u bënë të pamundura diskutimet mbi projektligjet që u miratuan.

Lapardhaja se me këtë metodë që po ndjekin deputetët e Rithemelimit dhe Gazment Bardhit, qeveria është në situatën më komode. Sipas tij, grupimi politik i Bardhit dhe Rithemelimit nuk kanë asnjë synim për Reformën Zgjedhore por për të bërë pazare me qeverinë.

“Nuk ka situatë më komode për mazhorancën sesa ajo e krijuar në Kuvend dhe në jetën politike. Është një grupim që nuk ka asnjë lloj pikësynimi politik por qoftë ai që është mbyllur në katin e 8 qoftë këta që u bien bilbilave, kanë pazare të tjera. Tani është e qartë sepse e kanë artikuluar, nuk u intereson një Reformë Zgjedhore por u intereson të kenë bashkëkryetarin e reformës. U itnereson të futen në Pazar me qeverinë e Edi Ramës, jo Reforma në vetvete”- tha Lapardhaja.

Më tej analisti tha se një pjesë e madhe e deputetëve të Rithemelimit kanë probleme me drejtësinë dhe po përpiqen të shpëtojnë çfarë të munden. Por sipas tij, me paraqitjen e Berishës në SPAK për t’u marrë në pyetje, tashmë nuk do ketë më të paprekshëm nga drejtësia.

Në seancën plenare të ditës së sotme që zgjati rreth 12 minuta, u miratuan me 73 vota pro 4 projektligje të mazhorancës ndërsa u rrëzua projektligji i propozuar nga 3 deputetë të Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, Petrit Vasili dhe Monika Kryemadhi. 

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?