Grupi i mjekëve: Ministrja Nikolla
na fyeu, iu shërben klaneve

17 Janar 2014, 18:43| Përditesimi:

  • Share
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka anuluar funksionimin e këshillit të profesorëve të Fakultetit të Mjekësisë dhe u ka kërkuar të shpallin zgjedhjet e reja. Kjo pasi sipas ministres Nikolli, procedurat e ndjekura për zgjedhjen e kreut të këtij këshilli, Elsa Kone, nuk kanë qenë të ligjshme.

Gjithçka ka ndodhur në mbledhjen e djeshme të këshillit të profesorëve të këtij fakulteti, i cili ishte thirrrur me rend dite miratimin e disa titujve shkencorë.

Por një grup mjekësh të QSUT jane ndier te fyer nga ministrja e Arsimit, e cila sipas tyre 'i fyeu ata me veprimet e paligjshme, flagrante, aspak të hijshme e korrekte". Ata kane dale me nje leter publike, ku shprehin pakënaqësitë e tyre. "Tregoi me arrogancë se duhet t'i shërbejë klaneve të caktuara që kanë gati një vit që duan të uzurpojnë këtë këshill", theksohet në letrën më poshtë:

LETRA E MJEKËVE: MINISTRJA NA FYEU, U BË VEGËL PËR INTERESA TË CAKTUARA

Ne që ju shkruajmë jemi një grup mjekësh të QSUT -së që punojmë e studiojmë vite me radhë për të përmirësuar shërbimin e për të bërë të mundur që mjekësia shqiptare të eci përpara e të arrijë standartet europiane.
 
Në vijim të kësaj pune studimore kemi paraqitur dosjet tona për t’i shqyrtuar nga Këshilli i Profesorëve të Fakultetit të Mjekësisë për marrjen e titullit Profesor apo Prof.Ass dhe D.SH.K
 
Në një kohë që kjo ditë duhet të ishte për ne kurorëzim i punës tonë disavjeçare, u kthye në një ditë të trishtë e problematike nga veprimi i paligjshëm e flagrant i Ministres së Arsimit, e cila me arrogancë ndërhyri në punën e këshillit të profesorëve jashtë kompetencave të saj ligjore.
 
Për të qenë më të saktë e të qartë në lidhje me problematikën që po ngremë në këtë letër ju sqarojmë se:
 
Këshilli profesorëve, sipas nenit 19 të Ligjit "Për Arsimin e Lartë” ngrihet në njësitë kryesore të institucioneve të arsimit të lartë për organizimin dhe drejtimin e studimeve të doktoratës dhe të kualifikimit shkencor e pedagogjik pas doktoratës, të cilat ofrojnë programe studimi të ciklit të tretë. Si rregull Drejtuesi i këshillit të profesorëve zgjidhet një herë në vit.
 
Nga sa më sipër, rezulton se drejtuesi i këshillit të profesorëve zgjidhet çdo vit, me votim të të gjithë trupës së profesorëve të njësisë së arsimit të lartë dhe që nuk ka rol tjetër veçse të drejtojë këtë këshill. Kjo do të thotë se vota e tij është e barabartë me votat e të gjithë anëtarëve të keshillit dhe vendimarja në të është konform ligjit për organet kolegjiale, pra me shumicën e votave të anëtarëve.
 
Drejtuesja aktuale e këshillit të profesorëve është zgjedhur më datën 11 Korrik 2013 dhe ka marrë votat e shumicës së anëtarëve të këtij këshilli.
 
Në mbledhjen e djeshme të Këshillit të profesorëve kur duhej të shqyrtoheshin dosjet e 18 mjekëve kandidatë për tituj akademike dhe dsh, u paraqit ministrja e Arsimit dhe deklaroi se mbledhja anulohet pasi në zgjedhjen e drejtueses të Këshillit të Profesorëve ka parregullsi dhe është e paligjshme, e në këto kushte do të përsëritet votimi për zgjedhjen e këtij drejtuesi.
 
Duke qenë të fyer e të befasuar nga kjo sjellje aspak e hijshme e korrekte e ministres se Arsimit theksojmë se:
 
së pari: Në bazë të ligjit për arsimin e lartë ministrja nuk ka kompetencë të anullojë zgjedhjen e drejtuesit të këshillit të profesorëve, por një gjë të tillë e kanë shumica e anëtarëve të këtij këshilli. Në frymën e ligjit e të rregullores ky këshill është një organ i pavarur në vendimarjen e tij dhe vetrregullues, e në këto
kushte e konsiderojme haptazi të pâdrejtë këtë veprim të ministrës.
 
se dyti: Në bazë të ligjit e të rregullores drejtuesi i këshillit ka një rol honorifik pasi nuk ka asnjë të drejtë vendimarje si person i vetëm, pasi të gjithë vendimet e këtij këshilli merren në mënyrë kolegjiale.
 
se treti: Veprimet e ministres së Arsimit janë të inicuara e të drejtuar nga persona të caktuar të cilët duan të marrin drejtimin e këtij këshilli, edhe pse pa marrë votat e shumicës së tij, për të bërë pazare me doktoraturet e me titujt shkencorë, pra për të uzurpuar kompetencat e këshillit.
 
 Veprimi i djeshem ka indinjuar të gjithë trupën padagogjike të fakultetit të mjeksisë, pasi nuk prisnim që ministrja e Arsimit të bëhej vegël e personave dhe interesave të caktuara e të shkelte ligjin në mënyrë të hapur.
 
Dje ajo bllokoi shqyrtimin e punës kërkimore e shkencore të 18 pedagogëve të respektuar të fakultetit të cilët kanë punuar e punojnë me korektesë e përkushtim për ngritjen e nivelit të mësimdhënies e të mjekësisë.
 
Dje ajo dëmtoi rëndë imazhin e qeverisë sonë duke dhënë mesazhe negative se duhet të jesh pjesë e klaneve të caktuara për të përfituar atë që në fakt të takon.
 
Dje ajo tregoi se për të nuk vlen asnjë gjë fakti që 18 pedagogë e mjekë prisnin me padurim mendimin e kolegëve të tyre për punën e bërë, por tregoi me arrogancë se duhet ti shërbejë klaneve të caktuara që kanë gati një vit që duan të uzurpojnë këtë këshill.
 
Në fakt qëndrimi i saj antiligjor dhe në shkelje të hapur të kompetenceve që i ka dhënë ligji, nuk është për zgjedhjen e drejtueses sepse në fakt asaj i ka mbetur pak nga mandati një vjeçar, por në fakt ishte në shërbim të personave të caktuar, kundra marrjes së titullit profesor prof i asoc e dsh, të cilët mund të jenë kandidatë potencial nesër për të konkuruar për vendet e shefave të shërbimeve, etj. Pra dje ajo i shërbeu një klani të caktuar për të mbajtur monopolin që kanë vite që përpiqen me çdo kusht ta mbajnë edhe kontrollin e mjekësisë shqiptare.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com
)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?