Grupi i Minskut/ Franca, Rusia dhe SHBA bëjnë thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Nagorno Karabakh

6 Tetor 2020, 13:06| Përditesimi: 6 Tetor 2020, 13:08

  • Share

Përtej përplasjeve ushtarake në jug të Kaukazit, midis Azerbajxhanit dhe Armenisë, të cilat rrezikojnë të shndërrohen katalizator për konflikt midis fuqive të mëdha, veçanërisht pasi Turqia zyrtare ka deklaruar pa komplekse se mbështet Bakun, i ashtuquajturi Grupi i Minskut, i përbërë nga diplomatët e Francës, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, në kuadrin e OSBE-së, deklaroi se mosmarrëveshjetjanë "një kërcënim i papranueshëm për stabilitetin e rajonit" dhe u kanë kërkuar armenëve dhe azerbajxhanasve të shpallin "armëpushim të menjëhershëm".

Konflikti mes dy vendeve nisi në gjysmën e dytë të viteve 1980, sidomos pas shpërbërjes së BRSS, teksa ‘një ishull’ tokë me shumicë armene mbeti brenda Azerbajxhanit, gjë e cila ndezi midis popullatave urrejtje të ndërsjellë dhe konflikte.

Në vitin 1994, në fund të luftimeve, Nagorno Karabakh mbeti nën kontrollin e Armenisë. Kështu lindi republika armene e vetëshpallur "e pavarur e Artsakh".

Luftimet e rifilluara mes dy vendeve më 27 Shtator janë më serioze sesa shkeljet e mëparshme dhe në kundërshtim me armëpushimin e vendosura nga grupi i Minskut njëzet e gjashtë vjet më parë, në kohën e kreut të Kremlinit Jeltsin, presidentit amerikan Clinton dhe presidentit francez Mitterand.

Azerbajxhani dhe Armenia tani akuzojnë njëri-tjetrin për bombardimin e popullatave përkatëse civile.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?