Grupi i bankave islamike do financojnë disa projekte për rindërtimin e Shqipërisë (VIDEO)

17 Shkurt 2020, 17:29| Përditesimi: 17 Shkurt 2020, 20:52

  • Share

Grupi i bankave islamike për Zhvillim do të kontribuojnë për vendin tonë 365 mln euro në formë programesh, e ndërsa 50 mln euro të tjera për rikuperimin e mjedisit të biznesit.

"Sot grupi i bankave i shprehim vlerësimit Shqipërisë dhe KE që na ka ftuar në këtë konferencë. Shprehim ngushëllimet. Presiëenti dhe kryertari i grupit tonë na ka bërë thirrje për mbështetje. Bashkë me institucionet e tjera ndërkombëtare mund të zbatojmë një sistem efikas për rindërtimin. Ka shumë për të bërë për të rritur aftësinë ripërtëritëse të Shqipërisë. Gjatë 5 vjetëve të ardhshme jemi gati të japim 365 mln euro në formë programi, investimi në sektorë të shëndetësisë, strehimit social dhe infrastrukturës. Jemi gati të japim edhe 50 mln euro për rikuperimin e mjedisitë të biznesit. Këto programe do të përcaktohen në momentin e duhur me qeverinë e Shqipërisë", tha përfaqësuesi i bankave islamike.  


Lajmi kryesor:

Konferenca e donatorëve 'Bashkë për Shqipërinë' 1.15 miliardë € për rindërtimin pas tërmetit, prej tyre 300 mln € grante (dhuratë)! /VIDEO


B.K.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?