Grumbulluesit ‘largohen’ nga gështenja e Pogradecit! Fermerët: Çmimi ka rënë ndjeshëm në tregun vendas

4 Nëntor 2022, 20:33| Përditesimi: 4 Nëntor 2022, 20:46

  • Share

Banorët e fshatit Gështenjas në Pogradec, të cilët jetojnë pranë masivit pyjor me sipërfaqe mbi 700 hektarë kanë mbledhur me dhjetëra ton gështenja. Ky është vit i mbarë sa i përket prodhimit, por tregtia mbetet problem për fermerët, pasi nuk ka interes nga grumbulluesit.

“Kemi marrë prodhim por s’ka treg për shitje. Dorë e fundit me 1000 lek/kg. Na ka ngelur gështenja e grumbulluar në shtëpi”, thanë ata.

Gështenja e Pogradecit shitet në tregun e shumicës me 80-100 lek/kg.

“S’ka grumbullues, vetëm tregtarë që marrin nga pak. Kam 10 kuintal por skam ku i çoj”, tha një tjetër.

Vitin e shkuar eksporti i këtij fruti ishte i përqendruar tek Italia fqinje, ndërsa sot tregtohet vetëm në bashkitë e juglindjes.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mondi: 06/11/2022 00:02

    Në Shqipëri nuk mbrohet prodhimi vendor,e ka mbytur gështenja greke tregun,dhe fermereve tanë u ngelet prodhimi stok,ky është shteti shqiptar që s'të jep asnjë siguri, Greqia nuk fut prodhim të huaj pa shitur prodhimet vendase, sepse i vendos doganë 200%

    Përgjigju
  • Iris: 05/11/2022 01:39

    Geshtenjat e Shqiperise me kujtohet qe dilnin shpesh te krimbura,prandaj nuk para i pelqeja.Ketu na vijne geshtenja gjate vjeshtes se vone-dimrit,nga Italia,nuk jane te krimbura,por kur i pjek levozhgat e tyre mbajne ere benzine,ose dicka e tille.Nuk e di pse dhe me cfare i lyejne,ndoshta i ruajne nga krimbi,ndoshta u ruajne freskine,ose jetegjatesine,ose t'i ruajne nga minjte kur i transportojne me anije,nuk e di,por per te shitur shiten shtrenjte.Nuk gjen poshte 4-6 $/lb.Sivjet nuk kane dale akoma ne shitje,por gjykuar nga kriza boterore,cmimi ka per te qene shume me i larte se zakonisht.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?