'S'e njoh shtetin e Ramës'! Pas Bashës gjobitet edhe Kryemadhi bashkë me ish-deputetët e PD-LSI-së që u grumbulluan te Teatri

16 Maj 2020, 13:04| Përditesimi: 16 Maj 2020, 14:20

  • Share

TIRANË-Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është gjobitur nga policia për shkak se ashtu si Lulzim Basha një natë më parë theu rregullat e vendosura kundër përhapjes së koronavirusit duke u grumbulluar te godina e Teatrit Kombëtar. Së bashku me Kryemadhin janë gjobitur edhe 47 persona të tjerë, mes të cilëve ish-deputetë të LSI-së që ishin mbrëmë me Kryemadhin, por edhe të PD-së.

Petrit Vasili, Endrit Brahimllari, Edmond Spaho, Luan Rama, Belind Këlliçi dhe Klevis Balliu janë disa nga ish-deputetët e dy partive që janë gjobitur dhe u është hequr patenta në bazë të aktit normativ në fuqi, rregullat e të cilit i thyen. Tirana është zonë e kuqe dhe për këtë arsye nuk lejohen as grumbullimet dhe as lëvizja pas orës 17:30, por si Basha dhe Kryemadhi bashkë me pjesën tjetër të anëtarëve dhe artistët e kanë thyer.

Policia e Shtetit u bën apel që të respektojnë me rigorozitet oraret e lëvizjes dhe distancimin social dhe në këtë kuadër kërkon mirëkuptimin dhe ndihmën e qytetarëve në të gjithë vendin, që të kontribuojë secili në mbrojtjen e shëndetit nga kërcënimi i virusit vdekjeprurës COVID-19.

Por cfarë tha Monika Kryemadhi mbrëmë lidhur me gjobën? Drejtuesja e LSI-së u shpreh në Report Tv se nuk e njeh shtetin dhe nuk e paguan gjobën. "Nuk e njoh shtetin e Edit Ramës, s'ka pse të më vendos gjobë. Nuk kam ndërmend që të mbush arkën bosh të Ramës, dhe u bëj thirrje qytetarëve që të mos i paguajnë", tha Kryemadhi.

Njoftimi i plote i policise se Tiranes
Policia e Tiranës, në vijim të monitorimit për zbatimin e masave kufizuese të përcaktuara në Aktin Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 "Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”, gjatë kontrolleve të zhvilluara mbrëmjen e djeshme, pas orës 17:30, fashë orare e përcaktuar për ndalim lëvizjeje pa autorizim në zonat e kuqe, ka konstatuar në harkun kohor 20:00 - 24:00, një grup qytetarësh të grumbulluar pranë Teatrit Kombëtar. 

Në zbatim të Aktit Normativ, shërbimet e Policisë kanë proceduar me masat administrative përkatëse, gjobë dhe tërheqje të lejes së drejtimit, shtetasit:

M. K., K. B., L. R., E. B., E. S., P. V., B. K., K. Xh., S. L., S. K., R. K., B. Ç., B. T., E. H., E. Sh., B. B., G. Sh., A. F., A. K., A. K., J. Sh., I. G., L. S., A. Q., B. I., F. Xh., D. B., E. M., D. A., A. K., S. B., G. S., G. B., D. T., A. S., L. B., A. D., Sh. M., M., Sh., R. D., R. B., R. Ç., A. H., D. D., B. L., F. Xh. dhe B. I. 

Nisur nga shkeljet e evidentuara ditët e fundit në zonat e kuqe, Policia e Shtetit apelon edhe njëherë për të gjithë qytetarët, sidomos ata në zonat e kuqe që të respektojnë me rigorozitet oraret e lëvizjes dhe distancimin social dhe në këtë kuadër kërkon mirëkuptimin dhe ndihmën e qytetarëve në të gjithë vendin, që të kontribuojë secili në mbrojtjen e shëndetit nga kërcënimi i virusit vdekjeprurës COVID-19. 

Policia e Shtetit siguron qyettarët se është angazhuar maksimalisht në zbatim të ligjit, në mbrojtje të jetës dhe të rendit publik në kushtet e jashtëzakonshme të fatkeqësisë natyrore.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • O Monik: 16/05/2020 16:16

    Po suxhukun sallatorin sallamin preshin ... ate te demit e njeh? Ata te bejne derman ty jo cirinka e Metes

    Përgjigju
  • Rudi: 16/05/2020 16:11

    A ka mundesi me u distance PD nga LSI? Portokalli ka 7bvjet qe ben humor me polotikopauesit qe Jane konkub8na. Pffff PD leshi

    Përgjigju
  • Lili: 16/05/2020 16:09

    Aman futne ne burg kete kukumjacken. Kur bente aleance e njifte, tani nuk e njef. Ik re ne Indi nxirr fall.

    Përgjigju
  • I pa dukshem: 16/05/2020 14:45

    mjer ky popull ke pret ti qeveris nje la*ire qe nuk me floririn na hiqet si e ndershme zoti u vraft se per ket popull qe akeni perqa me ngjyra politike do roni 100 vjet

    Përgjigju
  • Eli: 16/05/2020 14:14

    Kjo njeh vetem shtetin e poshtersise dhe hajduteve

    Përgjigju
    • Gabim: 16/05/2020 16:13

      Moniqia e njeh dhe ket temin marshalla

  • Cubi: 16/05/2020 14:12

    Cubi i gjat iua fut keta thon se njohim. Kush po te pyet o baxhell. Ti as per ate pun nuk po ben. Je shkaterruar totalisht. Pale pretendoni te drejtoni shtet ju,maskarada e politikes.

    Përgjigju
  • Eliana: 16/05/2020 14:11

    Nuk e kuptoj dot me kte llapazane,mjere populli jone.Cfare problemesh e halle shume qe kemi ne keto momente kjo ka mendjen te teatri. Eshte ne hall te madh Mona

    Përgjigju
  • robi: 16/05/2020 13:42

    Lidheni dhe dergojeni tek 17 ta kete te cmendur qe ka dale nga ekuilibri mendor, i ka ikur petlla, nuk mund ta duroje braktisjen spektalolare qe i ka bere populli kesaj sharebajge qe do te beje politike me nje germadhe 80 vjecare ish bordello e kohes luftes.

    Përgjigju
  • Beesi: 16/05/2020 13:36

    Kur se nje ajo hajdute shtetin cpret nga njerëzit po po vinin shume drejtësia te futen gjithë hajduterit politikane qe e shkatërruan jeten vend bashke me njerëzit i kthyen ne hajdute dhe vrares duke pare pasurore e tyre marramendëse

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 16/05/2020 13:19

    Po ku pyet baxhella per gjobe.Asaj duhet me ja heq breket dhe duhet te ruajne dinstancimi social te gjithe me radhe te shkruajne peticion te Mona

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?