Grumbullimi mbrëmë te Teatri Kombëtar, gjobitet për herë të dytë Lulzim Basha

15 Maj 2020, 12:38| Përditesimi: 15 Maj 2020, 15:22

  • Share

TIRANE-Lulzim Basha gjobitet për herë të dytë brenda 24 orëve. Policia e Tiranës ka gjobitur kreun e Partisë Demokratike për grumbullimin mbrëmjen e djeshme te teatri kombëtar.

Së bashku me liderin e PD-së janë gjobitur dhe u është hequr leja e drejtimit edhe eksponentëve të tjerë të PD-së, mes tyre sekretari i përgjithshëm Gazment Bardhi, Klevis Balliu dhe grupin e aktorëve ndër të cilët është edhe Edmond Budina.

Sipas policisë ata janë gjobitur me argumentin se pas orës 17:30 nuk lejohet dalja dhe aq më tepër grumbullimi për shkak të masave anti-COVID. Paraditen e djeshme Basha u gjobit për grumbullimin në Durrës në një takim elektoral dhe iu hoq patenta.

Aktivisti Ergys Mertiri u shpreh pas gjobave se "Rastet e reja të Covid na bëjnë që të besojmë se këto janë për të sulmuar teatrin. Jemi këtu se institucionet kanë qenë mani të kryeministrit për të çuar para zgjatimet e veta. Nëse kjo sëmundje do përdoret për te shembur trashëgiminë, do jetë një shembull i keq.

Rama po përdor armiq imagjinar në kushtet që nuk ka shqetësim. Janë gjobit persona, por e drejta për të protestuar është legjitime. Në cdo vend të botës ka pas protesta edhe nuk janë gjobit" tha ai.

Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit
Policia e Tiranës, në vijim të monitorimit për zbatimin e masave kufizuese të përcaktuara në Aktin Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 "Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”, pas orës 17:30 të datës 14.05.2020, ka  konstatuar me shqetësim, grumbullimin e një grupi qytetarësh pranë Teatrit Kombëtar, shumë përtej fashës orare të qarkullimit dhe në shkelje të çdo rregulli të parashikuar nga Akti Normativ. 

Në zbatim të Aktit Normativ, shërbimet e Policisë kanë proceduar me masat administrative përkatëse, gjobë dhe tërheqje të lejes së drejtimit, shtetasit:

S. D., K. B., G. B., L. B., A. T., V. S., R. B., C. Gj., E. G., A. K., N. L., A. D., R. Z., E. B., A. T., L. S, G. G, A. N., P. Sh, E. K., M. C., R. Ç, Gj. U., F. K., I. S., R. V., B. H., A. F., A. Xh., R. H., D. K., F. S., D. H., A. R., A. Q., G. M., A. S., O. N., M. A. dhe O. H.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët, sidomos ata në zonat e kuqe që të respektojnë me rigorozitet oraret e lëvizjes dhe distancimin social dhe në këtë kuadër kërkon mirëkuptimin dhe ndihmën e qytetarëve në të gjithë vendin, që të kontribuojë secili në mbrojtjen e shëndetit nga kërcënimi i virusit vdekjeprurës COVID-19.

Policia e Shtetit do të vijojë me angazhim të plotë e vullnet të palëkundur veprimtarinë e vet ligjzbatuese, në mbrojtje të jetës dhe rendit publik në kushtet e jashtëzakonshme të fatkeqësisë natyrore.

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Rahman Gashi: 15/05/2020 16:15

    Ligji eshte njesoj per te gjith .pse Basha duhet te beje si do .

    Përgjigju
  • Ceco me bicak: 15/05/2020 13:36

    Ky duhet rjepur me bicak qe thyen ligjet e pretendon per kryeminister. Po ky me meriton per Karminister.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?