Mjeku, Tritan Kalo

Kronikë

Grumbullimet masive, mjeku Tritan Kalo thirrje për respektimin e masave anti-COVID: Rrezikohet rigjallërimi i rasteve të reja të infeksioneve

28 Prill 2021, 08:11| Përditesimi: 28 Prill 2021, 08:15

  • Share

Mjeku Tritan Kalo bën thirrje që të respektohen masat-anti COVID, pasi nënvlerësimi i këtyre masave rrezikon që të rrisë rastet e reja të infektimeve me COVID.

Në një shënim në rrjetet sociale, Kalo thotë se nënvlerësimi i trinomit ndihmues, maskë, higjienë dhe distancim fizik si dhe hezitimi për t’u vaksinuar për shkak edhe të tollovisë informuese në lidhje me këtë proces, e bën iminent rrezikun e një rigjallërimi të rasteve të infeksioneve nga virusi jetëlëndues dhe jetëmarrës i Sars-Cov2/Covid-19.

‘Kohë kovidiane.... 28.04.2021.... RIKUJTESË....Beteja me “armikun e padukshëm”, me “flamën mbarëbotërore” atë të Pandemisë së Sars-Cov2/Covid-19 nuk ka përfunduar....Rënia e përkujdesit ndaj vetes dhe atyre që gjallojnë pranë nesh, nënvlerësimi i trinomit mjaft ndihmues për suksesin tonë në këtë betejë: MHD (Maskë, Higjenë dhe Distancim fizik), si dhe hezitimi për t’u vaksinuar për shkak edhe të tollovisë informuese në lidhje me këtë proçes, e bën iminent rrezikun e një RIGJALLËRIMI të rasteve të infeksioneve nga virusi jetëlëndues dhe jetëmarrës i Sars-Cov2/Covid-19.... Eksperienca botërore flet në këtë drejtim dhe Grumbullimet masive gjarë fushatës zgjedhore të 25 Priilit dhe pas saj nga të gjitha forcat politike, duke mos i respektuar rregullat për kufizimin e përhapjes së infeksionit Covid-19, më shtyn të shkruaj këtë postim....Vetndërgjegësimi dhe vetkujdesja mbeten thelbësore në suksesin përfundimtar të betejës kundër Covid-19....T’i japim mundësi vetes si dhe të afërmve tanë, sidomos brezit të tretë e fëmijve tanë që më shumë i vuajtën këto 16 muaj të kufizimeve të imponuara nga Pandemija e Covid-19, të rëlaksohen dhe përftojnë nga bukuria e mirësia e Pranverës e Verës së këtij vendi të bekuar, të Atdheut tonë të përbashkët, Nënëlokes Shqipëri....Në çdo minutë ne jemi aty në krye të detyrës, që të përkujdesemi për shëndetin dhe jetët tuaja.... Together forever!!!’- shkruan Kalo.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?