Gruaja në Prishtinë harron në autobus çantën me 13 mijë euro, ia kthen punonjësi i pastrimit! Drejtori trafikut urban: Zonjës iu kthye dëshpërimi në gëzim

28 Qershor 2023, 14:45| Përditesimi: 28 Qershor 2023, 15:01

  • Share

Një histori e pabesueshme ka ndodhur në Kosovë. Një zonjë me dy fëmijë ka arritur të rigjej çantën me 13 000 euro brenda që kishte harruar në urbanin e linjës katër në Prishtinë. Gjithçka ka ndodhur mbrëmjen e 20 qershorit. Për “Report TV”, Drejtori i Operativës në Trafikun Urban, Mentor Isufi, tha se çanta është gjetur nga punonjësi i kompanisë së transportit, i cili ka ndjekur të gjitha udhëzimet që kompania ka për raste të tilla.

“Në momentin që ka hyrë punonjës pastrimit, ai vepruar në mënyrë të drejtë. E ka dërguar tek zyra qëndrore. E ka marrë dhe e ka dorëzuyar tek zona e vendeve të humbura, sipas udhëzimet që kemi bërë ne. As punonjësi ynë dhe askush tjetër nuk lejohet ta hapi çantën pa pronarin”- u shpreh Isufi.

Sipas Isufit, çanta është hapur në momentin që zonja ka mbërritur në qendrën e ndalimit të autobuzëve.

“Ka ardhur ajo zonja duke qarë e bërtitur, deri sa punonjësi se ka kuptuar se çfarë po ndodhte. Më pas punonjësit e kanë qetësuar, duke e çuar tek zyra. Ajo ka treguar detajet e çantës, punonjësi më tej është bindur që është personi që kishte çantën. Puntori jonë se ka ditur se sa para ka patur në çantë. Ajo nga qarja prej dëshpërimit, ka vijuar nga qarje gëzimi. Kur ka hapur çantën, e pyetëm se çfarë shume ke? Ajo u përgjigj 13 000 euro. Ajo ka bërë dhe një letër falënderimit”-shtoi ai.

Isufi më tej tha se kjo shumë parash është shumë më e madhe që mund të jetë gjetur në linjat urbane në Kosovë. Sipas tij, shpesh harrohen sende të ndryshme në urbaN, por jo të një shume kaq të madhe.  Ai garantoi se përkushtimi i kompanive të transportit për ruajtjen e sendeve të humbura do të vijoj të jetë maksimale.  Me këtë shumë, vajza kishte treguar se e pati plan të blejë një banesë. Gjithsesi, ky akt i lartë human dhe qytetar i punëtorit të pastrimit u vlerësua fort nga menaxherët, që thanë se punëtorit do t’i japin edhe mirënjohje.

Letra e falenderimit e shkruar nga pronarja e çantës

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kodra: 29/06/2023 09:14

    Për aq sa lexova une gjesti i puntorit është për qdo lavdat por dobësia e Gruas e cila ka humb qanten äshtë sa nuk bahet qdo kund ne botë ky punonjës urbani nuk do tu falenderonte vetem me nji fjal goje por thjesht me nji shum të hollash duke aluduar ne miresjelljen e tij dhe nji mnyre shperblimin per gjestin aq human, pra une ne këtë rast se paku do e shperbleja me nji shum prej 500.-€

    Përgjigju
  • A. N.: 28/06/2023 18:55

    A kontrollon policia pse keto njerez levizin me dhjetera mijera euro neper canta apo portofola?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?