Gruaja me kancer…viziton 7
mrekullitë e Botës në 13 ditë

14 Prill 2016, 17:53| Përditesimi:

  • Share
Një grua e diagnostifikuar me kancer të lekurës vendos të realizojë një nga ëndrrat e jetës, duke vizituar 7 mrekullitë e reja të botës, në 13 ditë .

Megan Sullivian një producentë nga San Francisco, e mori këtë vendim spontanisht pas 3 përballjesh me vdekjen. Ajo u diagnostifikua me këtë sëmundje në nëntor të 2014-ës gjatë një kontrolli rutinë.

Ajo u shpreh: "Dy javë më vonë vendosa të vizitoj 7 mrekullitë e reja të botës në 13 ditë, me një mendim tjetër për jetën, ta jetoja më shumë atë‘’.

Megan, 31 vjeçe, mori guximin dhe pyeti të dashurin e saj të ri të bashkohej me të në këtë aventurë edhe pse kishte vetëm dy javë që shoqërohej me të. Megan e realizoi udhëtimin duke shitur gjërat e saj përsonale që nuk i kishte përdorur për një vit në Ebay. Çifti shpenzoi 3000 euro secili për të realizuar këtë ënderr të Megan.

Në total ata vizituan 12 vënde, "Christ the Redeemer" në Brazil, "Chichen Itza" në  Mexiço, "The Lost City of Petra" në Jordan, "Machu Picchu" në Peru, "The Colosseum" në Rome, Italy, "The Taj Mahal" në Agra, Indi dhe "The Great Wall of China".  Akoma një alpiniste e zonja , Megan u ngjit gjithashtu në malin Everest .

Pas kësaj eksperience, Megan shkruan në Instagram: ‘’I vetmi peng që më ka mbetur ne jetë është për mundësitë që jeta më dha, por që nuk i shfrytëzova dot në kohë‘’.
 
Redaksia Online
(Xh.K/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?