Foto ilustruese

Bota

Gruaja ia fali tradhtinë, vjehrri jo! 27-vjeçari në Iran dhe e dashura e tij dënohen me vdekje

6 Nëntor 2021, 22:54| Përditesimi: 6 Nëntor 2021, 22:58

  • Share

Gjykata e Lartë në Teheran konfirmoi një dënim me vdekje për një burrë dhe një grua për kryerjen e tradhtisë bashkëshortore, pasi vjehrri i të dënuarit refuzoi ta falte atë, raportoi gazeta Shargh në Iran.

Gazeta raportoi se në fillim të këtij viti, bashkëshortja e burrit të dënuar, ka paraqitur në polici video kasetat që vërtetojnë ekzistencën tradhtisë dhe një lidhjeje mes burrit të saj 27-vjeçar dhe një gruaje 6 vjet më të madhe se ai.

E ndërsa ankuesja është kthyer dhe ka falur të akuzuarin, babai i saj ka refuzuar dhe ka kërkuar nga autoritetet gjyqësore që ndaj tyre të zbatohet dënimi maksimal, sipas të njëjtit burim.

Gazeta theksoi sot se Dhoma e 26-të e Gjykatës së Lartë e ka konfirmuar aktgjykimin “në bazë të kasetave dhe rrëfimeve të të akuzuarve”.

Sipas ligjeve iraniane, dënimi për tradhtinë bashkëshortore mund të arrijë deri në dënimin me vdekje, por i takon gjyqtarit të përcaktojë mjetet e ekzekutimit, duke përfshirë edhe gjuajtjen me gurë deri në vdekje.

Ligjet iraniane lejojnë gjithashtu që të mos zbatohet dënimi maksimal nëse familja e viktimës e konsideron të dënuarin të falur.

Irani kritikohet nga raportet e lëshuara periodikisht nga Kombet e Bashkuara dhe organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, duke akuzuar Teheranin për keqmenaxhimin e burgjeve dhe trajtimin e të burgosurve.

Sipas Amnesty International me qendër në Londër, Irani kreu 246 dënime me vdekje në vitin 2020.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?