Edi Rama dhe çifti Kadare

'Vezulluese e fisnike, grua e rrallë shqiptare', Rama fjalë të arta për ditëlindjen e Helena Kadaresë: Për Ismailin është dhuratë nga Zoti

21 Shtator 2020, 10:36| Përditesimi: 21 Shtator 2020, 10:55

  • Share

Kryeministri Edi Rama i ka uruar ditëlindjen Helena Kadaresë, shkrimtares dhe bashkëshortes së Ismail Kadaresë.

Përmes një shkrimi të gjatë në rrjetet sociale, Rama shkruan vyrtytet e një gruaje që qëndron e pandarë në krah të bashkëshortit të saj, Ismail Kadaresë.

Rama e ka krahasuar Helenën me një ëngjëll, pjesë e pashmangshme e historisë së jetës së Ismail Kadaresë.

Postimi i plotë:

Helena Kadare më kujton gjithnjë atë shprehjen e famshme, një burrë peshohet nga gruaja dhe biblioteka! E mbase gabohem, po pa Helenën biblioteka nuk do të kishte mjaftuar për t'ia mundësuar Ismailit fortesën e blinduar, mu në zemër të tiranisë komuniste, ku morën jetë krijesat e tij të hatashme, që çanë rrethimin tiranik e u ngjitën në majat e letërsisë së botës mbarë.

Më kujtohet vite e vite më parë, kur në netët e vona në bulevardin e zbrazët të Tiranës, Ismaili ecte me hijen e vet vezulluese në krah, Helenën, e cila ja ashtu njësoj si në shëtitjen e mbrëmjes,  përmes boshllëkut që rrethonte qenien e tyre të dyfishtë, e ka shoqëruar Ismailin me vezullimin e përkushtimit të saj, pa e lënë kurrë një ditë të vetme vetëm, qysh nga dita e parë e njehsimit të tyre.

Është pak të thuash se Ismaili nuk hyn tek njerëzit e kollajshëm dhe pak është të thuash se Helena nuk hyn tek gratë e zakonshme. E bukur, e mençur, e lexuar, e dalë dhe e admiruar nga larg e nga afër, prej të panjohurve e të njohurve, po njëkohësisht e përulur ndaj fatit që e lidhi përmes një dashurie të zjarrtë me një xhind të fjalës së shkruar, që buzëqeshjet i ka si të dielat në kalendarin e vitit, Helena është një grua e jashtëzakonshme shqiptare.

Shtyllë e fortesës ku xhindi rrotullohet prej 57 vjetësh me daullet e shiut të tij, vatër që ngroh hapësirën ku ngrijnë e shkrijnë prurjet e botës së tij fshehtë, dritë që rri gjithnjë ndezur për t'u kujdesur që ai ta gjejë gjithnjë atë çka i duhet kur i duhet të kthehet nga arratitë në skutat e mendjes, portë që hapet bukur për të mikpritur vizitorë dhe sy që ndjek gjithçka, njësoj siç prej një jete ka ndjekur e sistemuar për botim në makinën daktilografike, çdo rresht të dorëshkrimeve të të shoqit, Helena është për Ismailin një dhuratë po aq bujare e Zotit sa edhe gjenialiteti i tij krijues.

Nëse si rregull gruaja është gjysma më e mirë e burrit, Helena është në atë çift të pandarë e të pandashëm ëngjëlli, që si edhe djalli jetojnë brenda tek i gjalli, e nëse historia do të flasë nesër vetëm për Ismailin, jeta e tij nga dje, sot e deri atëherë mes fantazisë e realitetit, nuk mund të kuptohet asfare pa Helenën.

Duke ia uruar ditëlindjen zonjës së rrallë, uroj që shëndeti, dashuria e gëzimet të mos i mungojnë kurrë, siç kurrë nuk i ka munguar vezullimi qenies së saj fisnike e të urtë.

Komento

Komente

  • USA TOP: 22/09/2020 13:38

    TE hash Lajkat KOMUNISTE ESHTE si te dalesh per gjah per minj e te braktisesh atdheun qe ta ka fale Zoti .DHE nuk ka treg fare te tregtohet nje grua nga nje burre grandaresh sic ka ndare dhe neperkembur Rama grate...Pika u rente grave qe pranojne levdata nga Bilejashti (lexo biblen o RAMEDHOXHA) .KY ZDROMS MBURR GRATE E NDERSHME QE VETE KA PERSHALUR DHJETERA GRA ? KY I THUR HYMNE MORALIT ? KY I PAMORAL ME SHET MORAL SHALLVARESH. ? KUJT IA SHET?? MORALI I TIJ KA VIRUS KOMUNIST ?? PAK NA DENOI ZOTI ME KOVIT 19 TE DUROJME PRAPE ENVER DERRIN NIPIN E HOXHES ?? PRAPE ? PO SIKUR HELENA TE SHKRUANTE NJE LIBER ME TITULL "LOQEJASHTI SHQYPTAR NE MONTPELJE" AUTOR = HELENA KADARE.??? KJO DO TREGONTE SE SA VEZULLUESE ISHTE,( S'E NUK ESHTE) HELENA KARDARE . ESHTE E PAMUNDUR QE ZAHOT TA MESOJNE NE LIBRA HELENIN,PO NUK E FUTI RAMA NE INSTAGRAMIN E GRAMOZ RUCIT DHE MAJKOS MINISTER I DHIASPORES.SI MAJKO KA HARRUAR DIASPOREN FRANCEZE "SHOQATEN KADARE PER TERMETIN " ISHTE KARDAREJA GJALLE ME 26 NENTOR 2019?? PO OPERONTE GOJEN SI MAJKO ?? KAM SHUME TE THEM PO RA ZILJA E DO SHKOJE NE PUNE ?!!!? SHKRUAJ KADARE PER ALEKSANDER KONDON QE E VRAU ( RUCI - THONE ) NE AMERIKE APO NE FRANCE NUK JAM I SIGURT ...

    Përgjigju
  • Tutu: 21/09/2020 18:10

    Shtetaret tane ne gare qokash....pika qe nuk u bie...

    Përgjigju
  • Saje: 21/09/2020 11:40

    Po te qenit grua e IK nuku te ben me kaqe shume vlera mo njesh se na habite fare tani...apo ske me ca merresh

    Përgjigju
    • Bukurie: 21/09/2020 12:21

      Po pse habitesh,Rama dhe Kadareja kane qene njerez te priviligjuar te sistemit komunist Te Enver Hoxhes,Kadareja Ka qen pjesmarres dhe I ftuar nderi ne darkat dhe ditlindjet e Enverit,por edhe Kristaq Rama nje burre shume I nderuar e gdhendte Enverin bronc e all I Ishin pjestare te lasted SE kuqe te dy por kur pane fundin Rama nderroi lidhje d Shi te behej me PD kurse Kadareja iku SE deshi te hartonte ditelindjet e Enverit.

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?