VIDEO/ Gruaja dhunon ish-bashkëshortin në mes të Fierit, shoqërohet nga policia! Qytetarët mbrojnë burrin: Njeri i devotshëm!

20 Dhjetor 2023, 12:57| Përditesimi: 20 Dhjetor 2023, 13:06

  • Share

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Fierit. Mësohet se një grua ka dhunuar ish-bashkëshortin e saj duke i bërë presion në mes të rrugës.

Pas agravimit të situatës, janë afruar shumë qytetetarë në trotuar. Më pas kanë mbërritur disa efektivë policie për të bërë të mundur qetësimin e situatës.

“Është një inxhinier, i devotshëm i suksesshëm sa nuk ka ku të vejë”- shprehet një prej qytetarëve të pranishëm në mbrojtje të të moshuarit.

Burri pas situatës ka ndjerë probleme shëndetësore. Ndërsa gruaja është shoqëruar nga policia.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Daje Sami: 06/01/2024 22:40

    Per here te pare po degjoj qe gruaja te dhunoje burrin. Ku po shkon jo vetem rinia por edhe mosha e trete.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?