Foto ilustruese

Gruaja denoncon mjekun për mjekim të pakujdesshëm, procedohet penalisht 51-vjeçari në Durrës

25 Mars 2021, 09:56| Përditesimi: 25 Mars 2021, 10:00

  • Share

Një qytetarë me iniciale L.B ka kallëzuar një mjek në spitalin Rajonal në Durrës. Shtetasja L.B pretendon se shtetasi M.M, 51-vjeç me detyrë mjek në spitalin Rajonal në Durrës ka kryer mjekim të pakujdesshëm ndaj bashkëjetuesit të saj, shtetasit D. B., 63 vjeç. Ky i fundit ndodhet nën kujdesin e mjekëve. 

‘Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës proceduan penalisht për veprën penale "Mjekim i pakujdesshëm", shtetasin M. M., 51 vjeç, banues në Manzë, Durrës (me detyrë mjek në spitalin rajonal Durrës), pasi ka bërë kallëzim shtetasja L. B., e cila pretendon se ai ka kryer mjekim të pakujdesshëm ndaj bashkëjetuesit të saj, shtetasit D. B., 63 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. ‘- njofton policia.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?