Kandidatja boshnjake për presidente në RMV, Mersiha Smailoviç

Gruaja boshnjake që synon Presidencën maqedonase

26 Shkurt, 19:32| Përditesimi: 26 Shkurt, 19:43

  • Share

Një aktiviste shumëvjeçare për të drejtat e njeriut dhe të grave Mersiha Smailoviçi do të jetë kandidatja e partisë boshnjake për presidente në Maqedoninë e Veriut.

Aleanca Demokratike Boshnjake (BDS) konfirmoi kandidaturën e Smailoviçit në një konferencë për mediat nga kryetari Munir Kolashinac.

“Për herë të parë në historinë e Maqedonisë, boshnjakët kanë emrin e tyre të pavarur për zgjedhjet presidenciale”, thotë Smailoviç. “Unë jam një kandidate që do të përfaqësoj dhe do të kërkoj zërin e të gjithë popujve që jetojnë në Maqedoni. Besoj se do të marr shumë përkrahje sepse në publikun maqedonas njihem si aktiviste për të drejtat e njeriut që gjithmonë ka luftuar kundër padrejtësive”.

Kush është Mersiha Smailoviç?

Mersiha Smailović është juriste dhe aktiviste civile, e cila është diplomuar në Universitetin e Shën Kirilit dhe Metodit në Fakultetin Juridik, ndërsa aktualisht po ndjek studimet master në të drejtën ndërkombëtare në të njëjtin universitet. Ajo është përfshirë në disa iniciativa për ndryshimin e ligjeve dhe rregulloreve në vend, transmeton Slobodenpecat.mk.

Ajo është aktiviste e organizatës amerikane “Vital Voices”, e themeluar nga Hillary Clinton, e cila synon edukimin dhe mbështetjen e grave në politikë. Mersiha ka lindur në Shkup, është e martuar dhe nënë e dy vajzave.

Ajo është pronare e kompanisë për shërbime financiare dhe juridike “NAHLA CONSULTING” ku aktualisht ka një angazhim të rregullt pune. Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut do të mbahet më 24 prill, ndërsa raundi i dytë së bashku me zgjedhjet parlamentare do të mbahet më 8 maj.

Kështu, me këtë kandidaturë, boshnjakët e Maqedonisë godasin fort në ambicie politike, duke i imponuar me figurën e një gruaje edhe me identitet të fortë fetar.

Për shkak të kësaj, ajo mund të marrë shumë vota nga ajo pjesë e popullsisë shqiptare në Maqedoni që ka po të njëjtin identitet të fortë fetar.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Emigrant: 27/02/2024 09:24

    Gjeja e tupshme eshte arabizimi i bosnies e kosoves

    Përgjigju
  • Apo jo: 26/02/2024 21:11

    Turko-Bullgare?!

    Përgjigju
    • Or tej: 27/02/2024 09:20

      Rrace e shartume or teeeejjjjj

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?