Gros-Pietro: Në Shqipëri problem
sistemi gjyqësor e kreditë e këqija 

21 Tetor 2014, 11:35| Përditesimi:

  • Share
TIRANE - Gian Maria Gros-Pietro, Kryetar i Bordit Drejtues të Grupit Intesa Sanpaolo po viziton Shqipërinë, për t’u njohur nga afër me ecurinë  e bankës Intesa Sanpaolo dhe situatën ekonomike që po kalon vend. Zoti Gros Pietro në një intervistë për televizonin A1 Report, flet për vështirësitë që ka sektori bankar në vend, dhe planet për të ardhmen. Sistemi gjyqësor dhe kreditë e këqija mbetet disa nga problemet ky për këtë sektor, argumenton zoti Gros Peitro.


gros pietro

Më tej ai argumenton se duhet një rol më aktiv i Bankës Qëndrore, ndërsa premton se Intesa Sanpaolo do të vazhdojë të investojë në Shqipëri edhe me produkte te tjera.
Gjatë paradites zoti Gros Peitro, ka marrë pjesë edhe në hapjen e një tjetër dege të Intesa Sanpaolos në Tiranë, dhe pikërisht në Rrugën e Kavajës në hyrje të bllokut të ambasadave.

intesa


Intervista e plote 

Në çfarë kushtesh është "Intesa Sanpaolo", duke punuar në Shqipëri? Unë jam duke iu referuar  tregut bankar vendas.

Mendojmë se tregu bankar në Shqipëri është mjaft  qëndrueshëm, është një treg me likuiditet, është mjaft I kapitalizuar, dy aspekte mjaft të rëndësishme sidomos në ditët e sotme. Mendoj se kushtet e tregut mund të përmirësohen edhe më shumë nëse do të ketë një zgjerim të aktiviteteve ekonomike. Në këtë moment përshëmbull ajo që calon është kërkesa për kredi, për investime të mira dhe përfituese, dhe natyrisht që për bankën investimet e mira janë shumë të rëndësishme. Megjithatë ne jemi të sigurt se kjo situatë do të përmirësohet, padyshim edhe me përmirësimin e ekonomisë globale dhe në vecanti situatës ekonomike Europiane. Banka jonë është shumë e gatshme që të jetë e pjesë e rritjes ekonomike dhe të plotësoje kërkesat për kredi në të ardhmen. Ne tashmë kemi disa banka që operojnë në Shqipëri, që ofrojnë shumë shërbime të klientit.

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?