Gripi prek masivisht fëmijët dhe të rriturit në Elbasan, qindra persona çdo ditë në urgjencë! Pediatrja: 100 të mitur vizitohen çdo ditë, 45 të shtruar

10 Janar, 19:34| Përditesimi: 10 Janar, 19:47

  • Share

Me temperaturë të lartë, diarre e të vjella paraqiten çdo ditë qindra qytetarë në urgjencën e spitalit të Elbasanit, ndërsa më të vegjlit vizitohen në Pediatri.

Bluzat e bardha po përballen me fluks pacientësh prej mesit të dhjetorit e në vazhdim. Shefi i Urgjences së Elbasanit, dr. Ergys Mici thekson se gripi stinor shkakton komplikacione sidomos për të sëmurët me zemër dhe mushkërive.

“Rastet në urgjence janë rritur! Kemi paciente me shenja klinike, temperaturë me diarre e të vjella dhe raste të cilat nga virozat temperatura e lartë jep dhe komplikacione tek të sëmurët kronike. 200 raste në ditë për urgjencën e Elbasanit janë mbingarkese”, tha dr. Ergys Mici.

Situata është më kritike në Pediatrinë e Elbasanit, aty ku sot janë të shtruar 45 fëmijë me ftohje dhe probleme të bronkitit, si pasojë e gripit.

“Kemi mbi 100 raste në 24 orë, fëmijë me temperatura të lartë, rrebele që vazhdon për 3-4 ditë. Është rritur dhe numri i shtrimeve në spital. Këto viroza në ditën e 5 ose të 6 fillojnë të komplikohen me bronkolite. Kemi 45 fëmijë të shtruar.

Shefja e Pediatrise, dr. Irena Paloshi tha në intervistë për Report TV se shqetësuese është temperatura e lartë, ndaj jep disa këshilla për prindërit që po kalojnë situatë gripi e virozësh me fëmijët.

“Apeli im është të menaxhojnë mirë temperaturën dhe të presin 3-4 ditë, nëse viroza nuk largohet, pra fëmijë refuzon të ushqehet, të luajë, etc duhet të paraqiten tek mjeku specialist për mjekim”, tha dr. Irena Paloshi.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?