Gripi mbush urgjencën e Fierit, mjeku: S’ka vend për panik! Ja masat që duhet të merrni

15 Janar, 14:29| Përditesimi: 15 Janar, 14:35

  • Share

1250 vizita janë shënuar në 10-ditëshin e parë të janarit pranë Urgjencës së Spitalit Rajonal Fier, duke shënuar rritje të ndjeshme krahasuar me muajin e mëparshëm. Mjeku i Urgjencës, Blendi Dhespollari tha se gripi e virozat mund të trajtohen në kushte shtëpie, ndaj u bëri thirrje qytetarëve të paraqiten pranë mjekut të familjes për simptomat e lehta.

“Aktualisht situata paraqitet e rënduar, sepse kemi shumë raste me grip, deri në 150 vizita në 24 orë. Pjesa më e madhe janë me temperaturë e lartë, dhimbje muskujsh, dhimbje trupi, etc. Me këto shenja paraqiten pacientet. Ajo që ne duam është që një pjesë e mirë e këtyre pacienteve që kanë shenja të lehta të paraqiten pranë mjeku të familjes. Vetem ata që kanë sëmundje bashkëshoqeruese, si zemra, diabeti, etc duhet të vijnë në urgjencë”, tha Blendi Dhespollari, mjek.

Ne kushtet kur virozat dhe gripi sezonal janë ne pikun e tyre, mjeket kërkojnë marrjen e masave parandaluese si shmangien e mjediseve te mbipopulluara përdorimin e lëngjeve, ushqim te shëndetshëm si dhe shmangien e kontakteve nga personat e prekur nga gripi. Po kështu vaksina e gripit është mënyra më e mirë për tu mbrojtur dhe këshillohet sidomos për të sëmurët kronikë dhe të moshuarit.

“Ajo që ne këshillojmë është qendrimi në ambiente të ajrosura, evitimi i lokaleve. Përdorimi i lëngjeve, paracematol dhe ibupufron. Kemi raste që janë shtruar në spital, mosha mbi 50-vjeç shtrohen  sepse ata që kanë sëmundje të tjera dhe gripi e rëndon situatën”, thotë ai.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?