Ngordhin 200 mijë pula brenda 2 javëve në Durrës! Ministria e Bujqësisë: S'është grip shpendësh, s'rrezikohet konsumatori! (Mister shkaqet)

16 Mars 2022, 11:37| Përditesimi: 21 Mars 2022, 10:53

  • Share

DURRËS- Mbi 200 mijë pula vetëm në 3 pulari të rëndësishme në Durrës, më të mëdha që mbulojnë tregun e prodhimit të vezëve në gjithë vendin, kanë ngordhur brenda 2 javësh.

Report Tv e mësoi këtë informacion përmes burimeve nga kompanitë private të prekura, ndërsa zyrtarisht asnjë institucion nuk ka thënë asnjë fjalë, duke e lënë të mistershme arsyen e ngordhjes së pulave e njëkohësisht duke ngritur pikëpyetje të mëdha për qytetarin nëse duhet të konsumojë vezë dhe mishin e pulës.

I vetmi reagim i Ministrisë së Bujqësisë erdhi me shumë vonesë pas institimit të mediave, por teksa përjashton praninë e gripit të shpendëve, nuk jep asnjë shkak për ngordhjen e mbi 400 mijë pulave në 3 pulari pranë njëra-tjetrës në Durrës.

 “Pas analizave të kryera në tre data të ndryshme dhe me mbi 60 kampione, rezultatet e marra nga mostrat e dërguara nga Agjencia Kombëtare e Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve drejt laboratorit të certifikuar në Institutin për Sigurinë Ushqimore dhe Veterinarinë përjashtojnë kategorikisht sëmundjen virusale të gripit të shpendëve. Rezultatet e analizimit në laboratorin e referencës konfirmojnë se nuk ka sëmundje që rrezikojnë konsumatorin apo produktet ushqimore me origjinë nga shpendët. Rastet e dyshuara janë të lokalizuara në vetëm 2-3 stabilmente në një zonë të vetme”, thuhet në reagim.

Ministria thotë se  institucionet përkatëse “janë në monitorim të vazhdueshëm dhe po bëjnë kontrolle për të verifikuar arsyet e kësaj situatë epizootike”.

Sakaq kanë hezituar të flasin në media dhe biznesmenët që kanë pësuar dëme në fermat e tyre.

Ora 16:32
200 mijë pula të ngordhura në Durrës, Ministria e Bujqësisë: S'është grip shpendësh! S’ka sëmundje që rrezikojnë konsumatorin apo produktet nga shpendët

 

Ministria e Bujqësisë ka reaguar pas ngordhjes së 200 mijë pulave në Durrës, ku thuhet se nuk bëhet fjalë për grip shpendësh. Sipas tyre, nuk ka sëmundje që rrezikojnë konsumatorin apo produktet me origjinë nga shpendët.

"Ministria e Bujqësisë nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve dhe Institutit për Sigurinë Ushqimore dhe Veterinarinë informon opinionin publik se nuk ka asnjë rast të pranisë së influencës aviare (gripi i shpendëve) në Shqipëri deri më tani. 
Pas analizave të kryera në tre data të ndryshme dhe me mbi 60 kampione, rezultatet e marra nga mostrat e dërguara nga Agjencia Kombëtare e Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve drejt laboratorit të certifikuar në Institutin për Sigurinë Ushqimore dhe Veterinarinë përjashtojnë kategorikisht sëmundjen virusale të gripit të shpendëve. 
Rezultatet e analizimit në laboratorin e referencës konfirmojnë se nuk ka sëmundje që rrezikojnë konsumatorin apo produktet ushqimore me origjinë nga shpendët.  
Ju bëjmë me dije se rastet e dyshuara janë të lokalizuara në vetëm 2-3 stabilmente në një zonë të vetme. 
Agjencia Kombëtare e Veterinarisë dhe Mbrojtjen e Bimëve dhe Instituti për Sigurinë Ushqimore dhe Veterinarinë janë në monitorim të vazhdueshëm dhe po bën kontrolle për të verifikuar arsyet e kësaj situatë epizootike", thuhet në reagim. 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?