Gripi i shpendëve, fermerët në Berat ankohen për mungesën e blerësve: Pulat janë të vaksinuara

26 Mars 2022, 17:27| Përditesimi: 26 Mars 2022, 17:32

  • Share

Tregtia e shpendëve të gjallë vijon në tregjet e Beratit, pavarësisht urdhrit të Ministrisë së Bujqësisë për të pezulluar shitjen, për shkak të përhapjes së influencës aviare H5N8.

Fermerët shprehen se shpendët e oborrit janë të shëndetshme dhe kanë kryer vaksinimin çdo tre muaj. Disa prej tyre disponojnë dhe certifikatën e lëshuar nga veterineri.

"Ne kemi punuar dhe kemi bërë shërbime shpendëve nuk i kemi të sëmura përse mos ti shesim?", tha një fermer.

"Ne s'kemi zogj inkubatori, i kemi rritur në natyrë, nuk ka pse të ndalohet shitja", tha një tjetër, duke u ankuar se për shkak të frikës kanë rënë shitjet.

Tregtia e shpendëve të gjallë zhvillohet gjatë fundjavës në periferi të Beratit. Fermerë të ardhur nga fshatra të ndryshëm sheshin pula e rosa, ndërsa duket se këtë të shtunë numri i blerësve është i ulët.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?