Gripi i shpendëve/ Epidemiologu veterinar për Report Tv: Ja si të dalloni një pulë të infektuar

22 Mars 2022, 21:01| Përditesimi: 23 Mars 2022, 06:44

  • Share

Ngordhja e 340 mijë pulave për shkak të gripit të shpendëve ka ngritur shqetësimin e konsumatorëve se mos preken nga ky virus, edhe pse Ministria e Bujqësisë shprehet se ky grip nuk transmetohet tek njerëzit me konsumimin e produkteve dhe nënprodukteve të pulës kur ato gatuhen me mbi 70 gradë.

Në një intervistë për Report Tv epidemiologu veterinar Kujtim Mersini u shpreh se gjasat për hedhjen në treg të pulave të sëmura janë shumë të pakta për shkak të kontrolleve. Mirëpo duke marr parasysh rastin më të keq ai jep disa këshilla për dallimin e mishit të tyre nga edemat apo njolla të mavijosura në trup.

"Gjasat që pulat e infektuara të hidhen në treg janë shumë të vogla. pore dhe sikur të mendojmë që një dashakeqës e bënë këtë gjë, nëse shpendi preket paraqitja  e pulës nuk është si ajo që ne blejmë çdo ditë me lëkurë të pastër dhe  pa dëmtime. Pulat e infektuara kanë edema dhe njolla të mavijosura. Askush nuk do blinte një pulë që në sy të  parë duket se nuk është normale", tha eksperti veterinar.

Lidhur me origjinën se nga vjen gripi i shpendëve, epidemiologu veterinar tha se " në shumicën e rasteve kjo vjen nga shpendët e egër, por në rastin specifik nuk dihet se si ka ndodhur".

Gjatë ditës së sotme Report Tv tregoi me video procesin e groposjes së pulave si pasojë e gripit të shpendëve. Në zonën e Shijakut janë hapur 2 gropa ku do të asgjësohen pulat e ngordhur. Gropat ndodhen larg zonave të  banuara, e megjithatë ka shumë pranë toka bujqësore, ku ka edhe të mbjella apo bagëti që kulloten. Pulat e ngordhura hidhen nga kamioni në gropë, më pas i vendosen dezifektanti (pluhuri i bardhë), dhe më pas gropa mbulohet.  

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?