Grip dhe viroza, urgjencat plot në Vlorë e Fier, mjeku: Dominojnë sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes

9 Janar 2023, 17:10| Përditesimi: 9 Janar 2023, 17:18

  • Share

Numri i fëmijëve që paraqiten në urgjencën e pediatrisë së Vlorës është çdo ditë e më i lartë. Pediatri Altin Cane tha se janë kryesisht fëmijë të moshës 0 deri në 5 vjeç që paraqiten me temperaturë të lartë dhe probleme në rrugët e frymëmarrjes.

“Numri mesatar të vizitave e kemi 50-60, dhe 70 ditët e fundit. Dominojnë sëmundjet në rrugët e frymëmarrjes”, tha mjeku  Altin Cane.

Gripi është përhapur në masë dhe tek të rriturit, ku numërohen 70 vizita dhe 15 shtrime çdo ditë në spitalin e Vlorës.

Po kështu, në qendrën shëndetësore nr. 1 të qytetit të Fierit paraqiten çdo ditë 20-30 pacientë. Dominon gripi stinor dhe virozat, thotë mjekja Mirela Dollaku, edhe pse shenjat janë të ngjashme me COVID-19.

“Kanë qenë kryesisht viroza me temperatura të lartë. Ka pasur edhe COVID-19, por më pak sepse kemi bërë testet të shpejta dhe dalin negative”, shprehet mjekja Dollaku. 

Në kulmin e infektimeve të gripit AH3 dhe AH1, mjekët apelojnë rikthimin e maskave dhe distancim social.

“Këshilla është që qytetarët të bëjnë vaksinën e gripit, të mbajnë maskën dhe të shmangen të mos grumbullohen në kolektiv”, thekson ajo.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?