Antoine Griezmann

Griezmann para ndeshjes me Argjentinën: Loja e tyre ngjan shumë me tonën, një kundërsulm mund të vendosë rezultatin final

15 Dhjetor 2022, 16:36| Përditesimi: 15 Dhjetor 2022, 16:39

  • Share

Antoine Griezmann u emërua lojtari i ndeshjes pasi skuadra kampione në fuqi, Franca ndaloi ecurinë historike të Marokut në gjysmëfinale me një fitore 2-0, duke sjellë një finale kundër Argjentinës të dielën.

31-vjeçari mendon se Franca është e gjitha e përgatitur për të mbrojtur titullin e saj kundër Messit dhe skuadrës argjentinase, duke pranuar se planifikimi do të fillojë të enjten. Griezmann deklaroi në konferencën e tij për shtyp pas ndeshjes se çdo skuadër me Messin është një perspektivë krejtësisht e ndryshme.

Ai tha se rezultati i finales do të varej nga detajet edhe nga një goditje e thjeshtë nga këndi apo një kundërsulm.

“Argjentina është një ekip si i yni, një ekip që punon shumë mirë dhe ka lojtarin më të mirë, e diela do të jetë shumë lojë e vështirë. Finalja do të vendoset nga detajet një lojë, një goditje këndi, një goditje e lirë apo një kundërsulm”,- u shpreh në fjalën e tij, Griezmann.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?