Grida Duma rrëfen në Report Tv si po i kalon ditët e karantinës në shtëpi: Një përgjigje edhe për Ramën

19 Mars 2020, 18:46| Përditesimi: 19 Mars 2020, 20:22

  • Share

TIRANE-Ish-deputetja demokrate Grida Duma në një lidhje me Skype në edicionin qendror të lajmeve në Report Tv tregoi për gazetarin si po i kalon ditët e karantinës, ndërsa komentoi edhe debatin politik lidhur me propozimin e Lulzim Bashës të planit me tetë pika, por edhe kundërpërgjigjet e kryeministrit Edi Rama.

Intervista e plotë për Report Tv

Sa e vështirë ka qenë që të izolohesisht në shtëpi?
Sa më i përgjegjshëm është njeriu aq më i qartë është. Kjo është vështirësi.

Si i keni parët masat, PD-ja ka pasur mjaft akuza, a janë të nevojshme këto masa deri në vetëizolim?
Jemi në një moment krize që është globale, padyshim Shqipëria nuk duhet të ketë delirin që mund të shpikë rrotën. Ajo që na pret është nevoja për të maksimalizuar për jetët e njerëzve. Nëse ka një gjë që nuk duhet pasur kompleks, janë idetë dhe propozimet e mira. Të qëndruarit në qeveri vjen se je i votuar nga një pjesë e madhe e popullit, por një pjesë kanë votuar opozitës dhe i gjithë spektri përbën popullin. Në këtë moment e gjithë klasa politike kanë një qëllim që Shqipëria të jetë sa më e sigurt, së pari për jetën. Ana tjetër është si i bëhet kur vjen çështja te kolapsi ekonomik që shkakton një kaos, nëse vijmë te kriza duke u mbyllur në karantinë. Ky është momenti paralel i krizës së pandemisë.

Duhet të themi si zgjidhet. Ju siguroj, para se të vijë kolapsi ekonomik, ishalla nuk vjen, duhet të ndalojmë më parë dramën për shërbimet, pagesat. Duhet të kemi parasysh që ekonomia shqiptare është tregti dhe shërbim në 57%. Pagat në këtë masë është emergjencë e parë. Kur flasim në këtë mënyrë duhet të kuptojmë që propozimet nga opozita janë konkrete. Një qeveri e përgjegjshme është të ulet dhe të marrë të dhënat ekonomike dhe ashtu sikur bën Merkel, Trump, Italia apo Greqia bën një përllogaritje të thjeshtë nëse realizohet një propozim konkret dhe e lëmë batutën mënjëanë.

Ta lëmë se kush e tha i pari se vendi duhet të futet në izolim. Ne bëmë disa propozime, ky është roli absolut. Ajo që po thuhet heqja e zërave të tatimeve dhe taksave apo sigurimet. Votën për të qeverisjen e mirë ke marrë, tani për mirëqeverisjen dhe bashkëpunimin për cilëndo qeveri qoftë. Më një buxhet të vogël jemi të detyruar që bashkërisht të bëjmë një gjë. Unë shpresoj që paketa ekonomike të jetë e vlefshme, shpresoj të jenë edhe pjesë propozimet e PD-së. Pasi paketa del duhet të kemi parasysh që gjithkush do të sakrifikojë. Duhet pasur transparencë në mënyrën si merren vendimet.

Nuk kanë munguar as debatet dhe akuzat, edhe këto ditë duhet të ketë luftë politike?
Secili nga ne ka bërë maksimumin duke thënë që masat e izolimit janë të domosdoshme. Përgjegjësia për jetën dhe ndjekja e protokolleve kanë të bëjnë edhe për detyrim si qytetar ndaj vetes dhe të tjerëve. Nëse ka debate të nivelit ekonomik më pak tatim, pezullim i një taksë apo një tjetre, duhen kuptuar si konstruktive. Është normale që qeveritë të tentojnë të mbajnë pak dhjamë për të nesërmen, ndërsa opozita të shqetësohet për qytetarët. Diskutimet duhet të jenë në vizion ekonomik dhe jo politik. Unë mendoj që qëndrimi përkundrejt një intrige apo incidenti, nuk është momenti të trajtojmë këtë cështje. Qëndrimi për ta çuar te organet e hetimit është i drejtë, nuk duhet të spekulohet deri në këtë mënyrë. Unë e konsideroj krim, është të drejtosh vëmendjen drejt një situate të tillë inekzistente.

Një mesazh për të gjithë qytetarët që kanë shfrytëzuar 2 orët  e lirisë duke shkelur masat?
Është vështirësia më e madhe në këtë betejë gjëja më e madhe që vihet në testim është durimi, kohëzgjatja dhe izolim më i gjatë është siguria më e madhe. Është parë që ky lloj virusi vepron ndryshe në trupa të ndryshëm. Në muajt e ardhshëm do të kemi rikthimin në jetën normale, por përsëri duhet të ketë kujdes. Shpresoj që të mësojmë në cdo gjë.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Andi: 21/03/2020 02:00

    Ik o grida, ik nga politika se le nam,,,politika do tru dhe moral,,ti s'ke as tru e as moral,, te gjithe ne tirane e durres e dine c'fare k***ku*ve je....

    Përgjigju
  • Tahip: 19/03/2020 21:59

    Kjo duket ne surrat qe do bile, pastaj bile -+ 5 lek te sjell dhe mamin

    Përgjigju
    • Ehhh: 19/03/2020 22:27

      I paska fryre shume buzet. Me kete ja kaloja per qef karantimin garant e sjell ne vij

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?