Greva e urisë në Ballsh

Greva në Ballsh, Kryemadhi letër ministrisë: E lejuat me vetëdije agravimin, paguani punëtorët! Prokuroria të hetojë

16 Shkurt 2020, 19:06| Përditesimi: 16 Shkurt 2020, 19:12

  • Share

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi i ka dërguar një letër prokurorit të përgjithshëm, kryetarit të KLSH-së, Ministrisë së Energjisë dhe Avokates së Popullit lidhur me grevën e urisë së punonjësve të stacionit elektrik dhe të pompimit në Poçem.

Kryemadhi kërkon që Ministria e Energjisë të marrë masat menjëherë për dhënien e pagave të prapambetura për punonjësit si edhe zbardhjen e veprimeve dhe mosveprimeve të agjencive të shtetit që kanë për detyrë monitorimin e zbatimit të kontratës së subjektit privat. Sipas kryetares së LSI-së, agjencitë e shtetit që duhet të bënin monitorimin e kanë lënë agravimin e kësaj situate me vetëdije duke shkelur të drejtat e punonjësve.

16 punëtorët sot u futën në ditën e katërt të grevës duke kërkuar pagat që sipas tyre kanë 27 muaj që nuk i marrin. Grevistët varen nga Uzina e naftës në Ballsh, e cila pas privatizimit ka ndryshuar brenda një kohe të shkurtër shumë pronar. Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës theksoi dje se është takuar me përfaqësuesit e punonjësve për ndërmjetësuar me palën operuese të rafinesrisë për pagat që nuk kanë marrë, por deklaroi se nuk ka asnjë kompetencë të ndërhyjë në veprimtarinë e kompanisë.

Letra e Monika Kryemadhit

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?