Greva e personelit të trafikut ajror në Itali, TIA: Fluturimet me aeroportet italiane do vijojnë normalisht nga ora 15:00

21 Tetor 2022, 14:33| Përditesimi: 21 Tetor 2022, 14:36

  • Share

1584384106_tia.jpg

Aeroporti ndërkombëtar i Nënë Terezës njofton qytetarët se fluturimet me aeroportet Italiane do të vazhdojnë normalisht duke filluar nga ora 15:00 e ditës së sotme.

"TIA njofton se fluturimet nga aeroportet Italiane dhe drejt tyre do të vazhdojnë normalisht duke filluar nga ora 15:00 e ditës së sotme. Ju lutemi pasagjerëve që kanë fluturim sot drejt destinacioneve të Italisë të komunikojnë
paraprakisht me kompanitë ajrore respektive për të verifikuar statusin e fluturimit të tyre para se të nisen për në aeroport", njofton TIA. 


Lajmi kryesor:

Greva në Itali, Aeroporti i Rinasit rikthen fluturimet me aeroportet italiane: Nga ora 15:00 vijojnë normalisht


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?