Kronikë

Protesta e kontrollorëve, mjeku i njohur thirrje Ramës e Ballukut: Zgjidheni situatën si Regani! Pushojini nga puna, vaksinat duhet të vijnë

8 Prill 2021, 00:03| Përditesimi: 8 Prill 2021, 14:52

  • Share

Mjeku Edmond Faber ka reaguar lidhur me situatën që është krijuar ditën e sotme në aeroportin e Rinasit, ku kontrollorët e trafikut ajror kanë sabotuar punën pasi kërkojnë që paga t’ju kthehet sa e kishin para se t'ju reduktohej për shkak të pandemisë. Mjeku i bën thirrje kryeministrit Rama dhe ministres Balluku që ta zgjidhin situatën siç e zgjidhi Ronald Regan në vitin 1981 në një situatë të ngjashme.

Regani asokohe i pushoi të gjithë 11.359 kontrollorët që kishin bllokuar punën pasi kërkonin rritje rroge dhe i zëvendësoi ata me të tjerë, me kontrollorë të trafikut ajror ushtarak.

 "5 Gusht 1981, Presidenti Ronald Reagan filloi pushimin nga puna të 11359 Kontrollorëve të Trafikut Ajror të cilët filluan një grevë duke bllokuar fluturimet në gjithë Amerikën. Kontrollorët kishin kërkesa të rritjes së pagës disa herë, etj etj të ngjashme me kërkesat e Kontrollorëve të Rinasit……..A e dini si e zgjidhi Presidenti Reagan këtë situatë Belinda Balluku dhe  Edi Rama ??

I pushoi nga puna pa të drejtë aplikimi në poste të ngjashme me Kontrollorin, dhe i zëvendësoi menjëherë me kontrollorë të trafikut ajror ushtarakë. Aeroporti i Rinasit duhet të funksionojë,vaksinat duhet të vijnë në Shqipëri,njerëzit duhet të lëvizin lirshëm në Rinas. Ministria e Mbrojtjes duhet të marri në kontroll trafikun ajror. Kjo duhet bërë urgjentisht", shkruan Faber.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 08/04/2021 04:27

    Z.Faber,nuk jam dakort me propozimin tuaj per pushim nga puna,sepse nuk besoj te kemi rezerva gati per t'i zevendesuar dhe pervec kesaj,trainimi i kontrolloreve te trafikut ajror eshte me shume pergjegjesi dhe kerkon kohe dhe resurse te medha.Mos e krahasoni rastin e Shqiperise me ate te Amerikes e Reganit.Kur ndodhi greva ne U.S.A.,ata kane shume aeroporte dhe shume punonjes te tyre.Regani vertet i pushoi,por ata u zevendesuan menjehere ,se i kishin mundesite.Shqiperia ka vetem Rinasin si aeroport civil dhe fakti qe ushtia e morri persiper kontrollin e trafikut dhe jo kontrollore te tjere per fluturimet civile,kjo nuk ka nevoje per koment,por ama duhen ndershkuar per veprimin qe bene dhe kete se luan as topi!

    Përgjigju
  • Kopi: 08/04/2021 03:36

    Ky mjeku mender nga mente si lenka gje gomarit.

    Përgjigju
    • Mjeku: 08/04/2021 12:54

      Kopi rrot kopi ik o langaraq.

    • Toni: 08/04/2021 12:48

      O Kopi,mos je gjë kopil i Sali Gërdallës?

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?