‘Greta Thunberg’ e rreme mashtron kandidatin demokrat për president të SHBA, Bernie Sanders (VIDEO)

15 Shkurt 2020, 16:31| Përditesimi: 15 Shkurt 2020, 16:42

  • Share

Dy humoristët rusë, Vladimir Kuznetsov dhe Alexey Stolyarov, pretendojnë se përmes telefonit kanë mashtruar kandidatin demokrat për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bernie Sanders.

Ata e kanë telefonuar politikanin 78 vjeçar dhe me një zë femre janë shtirur se është aktivistja e ndryshimeve klimatike, Greta Thunberg, dhe se kjo e fundit dëshiron ta ndihmojë atë në fushatën e tij në zgjedhjet presidenciale,

Sipas ‘Associated Press’, Kuznetsov dhe Stolyarov që janë të njohur për mashtrimin e personaliteteve të profilit të lartë, kanë postuar incizimin e thirrjes telefonike në kanalin YouTube.

Në incizim, dëgjohet zëri i një femre që pretendon të jetë Greta dhe zëri tjetër i cili shtiret të jetë babai i aktivistes suedeze.

Në këtë telefonatë Sanders i propozon “Gretës” që ta bëjë një deklaratë në përkrahje të tij dhe pastaj ata të zhvillojnë një ngjarje së bashku pasi aktivistja të arrijë në SHBA.

Ndërsa “Greta” propozon që bashkë me Bernie Sanders, të këndojnë këngë të Billie Eilish dhe Kanye West.

“Nëse duam ta bëjmë videon e suksesshme, duhet të vendosim atje shumë makina të shtrenjta dhe vajza”, dëgjohet duke thënë “Greta”.

“Dhe ju duhet të vendosni në qafë bizhuteri dhe zinxhirë ari”.

Pastaj Sanders e kupton se është shaka, qesh dhe thotë “OK, OK”, derisa përpiqet që ta përfundojë bisedën telefonike.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?