Kyriakos Mitsotakis

GREQI/Zgjedhjet për Parlamentin Europian në qershor të 2024 do zhvillohen me postë brenda dhe jashtë vendit! Mitstotakis: Historike

30 Nëntor 2023, 15:49| Përditesimi: 30 Nëntor 2023, 15:50

  • Share

Duke filluar nga zgjedhjet për Parlamentin Europian në qershor të 2024, qytetarët grekë brenda dhe jashtë Greqisë, të regjistruar në listat zgjedhore mund të votojnë edhe me postë.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis e ka quajtur “historike” nismën dhe mundësinë që tani do t’u jepet votuesve.

“Personat me aftësi të kufizuara, të moshuarit, ata që punojnë në ditën e zgjedhjeve, studentët që mund të kenë provime dhe prioritete të tjera, do të mund të votojnë nga shtëpia”, tha Mitsotakis

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?