Greqi/Masakroi me thikë gruan, 40-vjeçarja shqiptare e kishte paditur dy herë burrin e dhunshëm, fqinjët: E kapi nga flokët dhe e tërhoqi zvarrë

1 Gusht 2022, 11:31| Përditesimi: 1 Gusht 2022, 12:44

  • Share

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e së dielës në Greqi, ku një grua 40-vjeçare shqiptare humbi jetën pasi u masakrua me thikë nga bashkëshorti i saj.

Informacionet thonë se fqinjët kanë dëgjuar zhurmë dhe zërat gjatë debatiti mes çiftit, të cilët pas kësaj kanë njoftuar dhe policinë. 40-vjeçarja u gjet e zhytur në një pellg gjaku në ballkonin e shtëpisë përdhese, dhe kishte shumë mavijosje në trup.

Sipas dëshmisë së njërit prej fqinjëve thuhet se e kishte parë 51-vjeçarin shqiptar duke e tërhequr prej flokësh gruan e tij  dhe duke e kërcënuar se do ta vriste.

Kur ajo u gjet, u dërgua menjëherë në spital, ku edhe ndërroi jetë. Raportohet se në zonë është gjetur edhe një thikë e shtrembëruar dhe me gjak. Gruaja punon në një hotel të zonës dhe dyshohet se bashkëshorti ka  qenë xheloz për të.

Mediat greke thonë se gruaja e ka denoncuar dy herë në polici bashkëshortin, ndërkohë vijon puna për kapjen e tij.


Lajmi kryesor:

Ngjarje e rëndë në Greqi, shqiptari vret gruan me thikë, 40-vjeçarja e kishte paditur dy herë burrin e dhunshëm


S.C/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?