Greqia vendi i parë Orthodoks në botë që lejon martesat mes të njëjtës gjini

16 Shkurt, 09:21| Përditesimi: 16 Shkurt, 15:22

  • Share

Të enjten në darkë parlamenti grek miratoi mes shumë polemikash martesat mes së njëjtës gjini. Greqia bëhet vendi i 16 në Bashkimin Europian që është pro.

Pas shumë debatesh në parlamentin grek u miratua ligji që lejon martesat mes personave me të njëjtën gjini duke kthyer Greqinë në shtetin e parë Orthodoks në botë që miraton këtë ligj.

Në 2015 u dërgua si ligj për miratim për herë të parë, por pas shumë protestave në Athinë ligji nuk u miratua, ndërsa të enjten në darkë me 175 vota pro, 76 kundër dhe 46 kundër parlamenti grek e miratoi ligjin. Greqia përmes miratimit të këtij ligji u bë vendi i 16 në BE dhe vendi i 37 në botë që lejon martesat mes së njëjtës gjini. Me miratimin e ligjit Greqia bën hapa kolosal për të drejtat e njeriut dhe të komunitetit LGBT.

Këtë e shprehu edhe kryeministri grek pas procesit të votimit,

"Sot Greqia bëhet vendi i 16-të i BE-së që ligjëron barazinë martesore. Jemi krenarë që e votuam pasi është një pikë referimi për të drejtat e njeriut dhe pasqyron Greqinë e sotme: një vend përparimtar, demokratik, i përkushtuar ndaj vlerave evropiane"- tha Mitsotakis.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?