Greqia tronditet sërish! Tifozët huliganë rrahin brutalisht me çekiç burrin, vajza e mitur sheh skenën e traumatizuar (VIDEO)

11 Shkurt 2022, 10:27| Përditesimi: 11 Shkurt 2022, 10:37

  • Share

GREQI- Vetëm disa ditë pasi vendi fqinj, Greqia, u trondit nga vrasja huligane e një 19-vjeçari, një tjetër rast i rëndë me dhunë nga tifozët ka qarkulluar në media.

Televizioni ERT publikoi një video ku është regjistruar sulmi i disa të rinjve ndaj një tifozi të ekipit kundërshtar, të cilin e godasin pa mëshirë me çekiç në kokë në sytë e së bijës në Halkida.

Tifozët me dhunë kanë nxjerrë shoferin e një makine të parkuar dhe e kanë qëlluar brutalisht.

E gjitha ngjarja e rëndë është zhvilluar në sytë e vajzës së tij të mitur, e cila ishte e ulur në sediljen e pasme të makinës.

                                                                     

J.GJ.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Albania: 11/02/2022 12:32

    Sporti eshte baza e basteve te jashteligjeshme te grupeve kriminale dhe mafies nderkombetare. Keto baste pastrojne miliarda euro,pra vrasin. Edhe shqiperia eshte e perfshire ketu.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?