Athinë, Greqi

Bota

Greqia rrit pagën minimale për herë të dytë brenda vitit, shkon në nivelet përpara krizës!

16 Gusht 2022, 17:19| Përditesimi: 16 Gusht 2022, 17:29

  • Share

Greqia do të rikthejë pagën minimale të 10 viteve më parë, përpara se paga të ulej për shkak të krizës ekonomike, duke e çuar në 751 euro.

Kjo rritje vjen si pjesë e një pakete ndihme për qytetarët që jetojnë në Greqi, e që po përballen me rritjen e çmimeve kryesisht të energjisë elektrike që u shkaktua prej luftës në Ukrainë.

Këtë paketë “bujare”, e cila do të hyjë në fuqi më 10 shtator, e prezantoi kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, të martën.

Disa prej masave do të jenë të karakterit emergjent dhe të përkohshme, sa për të përballuar krizën muajt e ardhshëm, ndërsa të tjera, siç është rritja e pagës minimale, do të jetë e qëndrueshme.

Kështu, paga minimale në Greqi do të jetë 751 euro, nga 713 që ishte, duke shënuar kështu herën e dytë që Greqia rrit pagën minimale brenda vitit. Kujtojmë se më 1 maj të këtij viti, qeveria greke rriti pagën minimale nga 650 euro në 713.

Kujtojmë se Greqia doli zyrtarisht këtë muaj prej krizës së borxheve ndaj BE-së, që nisi në vitin 2010. Komisioni Evropian më 10 gusht bëri me dije se Greqia ka përmbushur pjesën më të madhe të angazhimeve financiare.

Greqia po e rimerr veten pas edhe një sezoni tejet të suksesshëm turistik ku raportohet se të ardhurat janë parashikuar rreth 20 miliardë euro. Duket se këto përfitime Greqia po i kanalizon në shërbim të qytetarëve, duke shtuar paketat e ndihmës.

D.GJ/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lala: 16/08/2022 18:42

    Ne Mo's na I ngreni rrogat.na del per buk me Uj e sheqer te 3 vaktet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?